Futboll Seria A Sport

Fate të kryqëzuara, Lazio-Inter dhe përballja e vitit 2005

Lazio dhe Inter po përgatiten për epilogun e një sezoni emocionues, i cili do të kurorëzojë vetëm një nga këto skuadra me një vend në Champions League.

 Skuadra romane dhe zikaltrit do të impenjohen mbrëmjen e së dielës, në një ndeshje që vlen të gjithë sezonin, sjell miliona të ardhura dhe katapulton ekipin në elitën e futbollit kontinental.

Shumë tifozë të të dyja ekipeve heqin pashmangshmërisht paralele me një ndeshje në të njëjtin stadium, 16 vite më parë. Asokohe në lojë ishte titulli dhe disfata e Interit solli edhe dështimin e zikaltërve mes lotëve për fronin e kampionit.

Në vitin 2002, golat e Christian Vierit dhe Di Biagios dhanë iluzionet e një suksesi komod, por fatet në “Olimpico” ndryshuan shpejt.

Dygolëshi i Karel Poborskýt dhe rrjetat e Simeones dhe Inzaghit përmbysën gjithçka. Si për ironi të fatit, ish-sulmuesi i Lazios, tani në pankinën e romanëve, do të provojë sërish të pengojë Interin.

Nga ajo pasdite, e kthyer në makth për tifozët interistë, mbetën në mendje lotët e brazilianit Ronaldo në pankinë. 75 mijë tifozë ishin në stadiumin “Olimpico”.

Historia e Lazios dhe Interit, kohët e fundit është shkruar shpesh në javët finale, duke diskutuar gjithmonë pikë të vyera.

Megjithatë, kapitujt e historisë nuk fshihen dhe asnjë interist nuk do të mund ta harrojë “5 majin”, por do të shpresojë se këtë të dielë do të mësojë nga e kaluara, duke nisur nga hyrja në Champions.

Related posts

QESHARAKE/ Plas GALLATA me “babain e vitit”, shtyn të birin portier, por nuk i beson syve kur…(VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Festa e Atletico Madrid zgjat pak, Suarez kapet me arbitrin (VIDEO)

Delo.autor

“GËRMO DHE LËPIJ…”/ Joachim Low e bën sërish, kapet mat duke bërë gjeste të pahijshme (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment