Futboll Sport

Festë në Krujë e Tiranë, futbolli i vërtetë luhet në tre qytete

Kastrioti dhe Tirana kanë siguruar rikthimin në Superiore dhe sot do të festojnë para tifozëve të tyre. Luhen takimet e fundit dhe në Krujë e kryeqytet do të jepen medaljet dhe trofeu, por në fakt sytë janë tri takimet e tjera që luhen për mbijetesën, pasi ende nuk janë përcaktuar skuadra që bien një kategori më poshtë. Takime në pesëshet e para të të dyja grupeve janë sa për të kaluar radhën dhe kjo po ndodh prej disa javësh në fakt.

Në grupin A Kastrioti prej Egnatian, kurse Erzeni shkon në Pezë-Helmës me synimin të mundë Dinamon dhe të kapë vendin e dytë në klasifikim, duke shpresuar se në Krujë do të munden rrogozhinasit. Në grupin tjetër Tirana do të festojë në sytë e rivalëve të këtij sezoni, Bylisit. Tomori kërkon triumfin me Apoloninë, çka përkthehet me ngjitjen në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit, një objektiv i shpallur i beratasve prej kohësh.

MBIJETESA – Iliria, Shënkolli dhe Turbina i kanë mbyllur llogaritë e qëndrimit në grupin B, ndërkohë që mbetet për t’u përcaktuar se kush bie dhe kush do të luajë ndeshje shtesë. Në Peqin luhet finalja e mbijetesës dhe Shkumbinit do t’i mjaftonte edhe një barazim për të tentuar më pas qëndrimin në të Parën përmes ndeshjes shtesë. Naftëtarit i bën punë vetëm fitorja, kurse takimi tjetër Turbina-Iliria luhet sa për statistika.

Besa ka siguruar qëndrimin në të Parën dhe e ka mbyllur kampionatin, por në dy sfidat e tjera është një betejë e vërtetë dhe Korabi është skuadra që rrezikon shumë. Dibranët luajnë në transfertë me Tërbunin. Për pukjanët shpëtimi vjen vetëm nga fitorja, duke llogaritur që Burreli nuk do ta humbasë finalen me Vllazninë B në stadiumin “Liri Ballabani”. Shkodranëve do t’u mjaftonte një barazim dhe pritet që ky takim të jetë mjaft i fortë. /EDS/

KATEGORIA E PARË – JAVA 28

E shtunë, më 12 maj 2018, ora 17:00
GRUPI A/ PLAY-OFF
Kastrioti-Egnatia
Dinamo-Erzeni
Besëlidhja (pushim)
Renditja: Kastrioti 39 pikë, Egnatia 27 pikë, Erzeni 25 pikë, Besëlidhja 20 pikë, Dinamo 14 pikë

GRUPI A/ PLAY-OUT
Tërbuni-Korabi
Burreli-Vllaznia B
Besa (pushim)
Renditja: Besa 22 pikë, Vllaznia B 21 pikë, Korabi 20 pikë, Tërbuni 19 pikë, Burreli 19 pikë

GRUPI B/ PLAY-OFF
Tirana-Bylis
Tomori-Apolonia
Pogradeci (pushim)
Renditja: Tirana 39 pikë, Bylis 29 pikë, Apolonia 23 pikë, Pogradeci 22 pikë, Tomori 21 pikë

GRUPI B/ PLAY-OUT
Shkumbini Naftëtari
Turbina-Iliria
Shënkolli (pushim)
Renditja: Iliria 23 pikë, Shënkolli 22 pikë, Turbina 18 pikë, Shkumbini 15 pikë, Naftëtari 15 pikë

Related posts

U INFEKTUAN NË IBIZA/ Ja cilët janë dy yjet e PSG-së me COVID-19

Delo.autor

KA SURPRIZA/ Shpallen favoritet për të fituar “Topin e Artë”, ja renditja e më të mirëve!

F.autor

Kombëtarja e femrave barazon me Poloninë

Sadik.Autor

Leave a Comment