Formula 1 Sport

Flet njeriu që ka vizituar Michael Schumacher: Mos flisni…

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher vazhdon të jetë në gjendje koma që nga dhjetori i vitit 2013, kur pësoi një aksident duke bërë ski në alpet e Francës. Që nga ajo kohë informacionet që rrjedhin për gjendjen e pilotit janë të pakta, ndërsa familja e tij ka marrë kritika të shumta pasi tifozët janë të interesuar për të mësuar gjendjen e idhullit të tyre. Një spital i ngritur brenda shtëpisë së gjermanit e mban atë në jetë me anë të aparaturave dhe gruaja e tij Corinna Schumacher tregohet e rezervuar. Ndërsa një pjesë e madhe e miqve të ish-pilotit nuk lejohen ta vizitojnë dhe ata që kanë realisht të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore janë shumë të paktë. Rubens Barichello ishte i fundit që nuk i kurseu kritikat për familjarët, për shkak se ia kishin ndaluar të shihet mikun e tij të hershëm. Në një situatë të tillë, nuk kanë munguar edhe aludimet se ish-piloti mund të ketë ndërruar jetë.

Por, një tjetër ish-pilot, në fakt testues që ka punuar në Formula 1 te skuderia Ferrari, Luca Badoer është një nga të paktit që ka mundësi të shohë Schumacherin. Në një prononcim të shkurtër për “Diariodelweb.it”, ai respekton vendimin e familjes dhe i del kundër të gjithë atyre që kanë bërë kritika. “Shumë pak njerëz e vizitojnë Schumacherin dhe ata janë me leje të veçantë nga gruaja e tij Corinna. Mendoj se në këtë rast nuk ka asnjë arsye për polemika dhe duhet respektuar ajo që familja ka vendosur. Familja ka vendosur të ketë privatësi dhe do t’ju lutesha që për hir të tij të mos flisni gjatë kësaj periudhe kundër saj. Unë e kam vizituar Schumin, por asnjëherë nuk kam folur në lidhje me këtë temë, pasi familja e tij nuk dëshiron dhe thjesht e kam respektuar një gjë të tillë”, ka mbyllur Badoer.

Related posts

“NA LA PA FRYMË”/ Alena Rodriguez, një trajnere “bombë” nga Hondurasi (FOTO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Italia mposht me penallti Spanjën dhe marshon në finale

Delo.autor

PRITET TË LARGOHET NGA FENERBAHCE/ “Bomberi” Muriqi drejt Anglisë. Mund të luajë në sulm me yllin e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment