Futboll Seria A Sport

E do gjysma e Evropës, Roma i befason të gjithë!

Alisson Becker është shënjestra e klubeve më të mëdha evropiane, me Real Madrid në krye që e dëshiron portierin 25-vjeçarë që luan në Serie A me skuadrën e Romës. Braziliani, i blerë nga skuadra kryeqytetase në verën e vitit 2016 te SC Internacional për vetëm 8 milionë euro, sot kushton disa herë më shumë. Paraqitjet e mira të bëra në Serie A dhe në Champions League i kanë bindur drejtuesit e klubit ta “blindojnë” portierin.

Sipas asaj që raportohen në mediat italiane, konkretisht në “Il Romanista”, është përgatitur edhe kontratë e re për portierin brazilian. Aktualja i përfundon në verën e vitit 2021 dhe tani i ofrohet ta zgjatë atë edhe me një vit tjetër, por sigurisht që me kushte të tjera financiare. Alisson është vetëm 25 vjeç dhe është një garanci për të ardhmen dhe te Roma kërkon ta flenë mendjen për portën. Rinovimi me të do u jepte qetësinë e duhur.

Gjithashtu edhe portieri do të fokusohet tek eksperienca e tij në Itali, edhe pse ofertat për të janë të shumta. Ne sezonin e tij të parë në Itali Alisson nuk luajti asnjë ndeshje në kampionat, duke qenë 38 në stolin e rezervave. Portieri pati mundësinë të tregonte vlerat në Kupën e Italisë, teksa u aktivizua në 4 takime të plota. Gjatë këtij sezoni ai u “gradua” si portier i parë dhe në 35 takime të Seria A ka luajtur nga minuta e parë.

Në kampionat Roma është skuadra e katërt që ka pasuar më pak gola. Juventusi ka prapavijën më të mirë me 22 gola të pësuar, ndërsa më pas pozicionohen Napoli dhe Interi me nga 26 gola të pësuar, dy më pak se skuadra e Eusebio Di Francesco. Meritë të madhe për këtë sigurisht që ka edhe portieri Alisson me pritjet e tij. Ai ka qenë vendimtar edhe në Champions League, madje në ndeshjet në shtëpi nuk kishte pësuar asnjë gol deri në ndeshjet e kthimit në gjysmëfinale kundër skuadrës së Liverpool.

Related posts

KAP SKEDINË HUMBJEN E SHQIPËRISË/ Kosta Grillo “godet” sërish: Si e parashikova ndeshjen me kardashët

F.autor

Milan – Arsenal, notat e Xhakës dhe Mustafit

Q.Autor

REALIZOI TRIPLETË NDAJ CAGLIARI-T/ “Përbindëshi” Ronaldo nuk di të ndalet, CR7 arrin një rekord të ri personal

Delo.autor

Leave a Comment