Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Fernando Alonso: Gara e Montekarlos do të jetë e çmendur

Fernando Alonso ka deklaruar sot se po përgatitet për një garë të çmendur ditën e diel në rrugët e Montekarlos, ku zhvillohet sfida e radhës e Botërorit 2018 të Formula 1. Një pistë e ngushtë qytetase, më tërheqësja e Botërorit, ku gjithnjë ka aksidente e surpriza dhe ku emri i fituesit është në dilemë deri në fund. Spanjolli e ka fituar dy herë këtë garë dhe shprehet se suksesi në këtë pistë është si një lojë në kazino. Duke e parë se kjo garë mund të dhurojë surpriza, piloti i McLaren shpreson që të fitojë dhe të korrë suksesin e parë me makinën britanike.

Është një nga pistat më teknike të Botërorit, një sfidë e vërtetë për pilotët. Duhet të jesh i përqendruar gjatë gjithë kohës dhe 78 xhiro nuk janë pak, pasi çdo gabim është i pariparueshëm. Trafiku, strategjia, kushtet e motit dhe shumë faktorë të tjerë e bëjnë këtë garë të çmendur. Unë e di që makina jonë ka limitet e saj, por kjo është një pistë e avashtë e ku parakalimi është i vështirë, ndaj mund të përfitojmë nga situatat”, u shpreh Fernando Alonso. “Na duhet të maksimizojmë në maksimum çdo situatë, të jemi të zgjuar dhe të duelojmë fort për fitore”, tha spanjolli.

Related posts

Epidemi dëmtimesh, Skënderbeu ”sakatohet” para Flamurtarit

Sadik.Autor

VLLAZNISË I RIKTHEHET LOJTARI I MADH/ Ish-futbollisti i Partizanit gati të zbresë në fushë

Isa.Autor

BARCELONA-REAL MADRID/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon Lucas

Delo.autor

Leave a Comment