Formula 1 Sport

Formula 1 zbarkon në Vietnam, Red Bull bën provat e para

Zhvillimi i një garë të Formula 1 në Vietnam po bëhet gjithnjë e më shumë një pistë konkrete. Pronarët e Liberty Media synojnë një pistë të re në këtë shtet, ndaj kanë organizuar një garë “shoë” në rrugët e këtij qyteti dhe makina që ka zbritur në pistë ka qenë Red Bull. Ai që ka pilotuar makinën RB7 ka qenë piloti skocez David Coulthard, që ka përshkuar një distancë 650 metra të gjatë me makinën austriake, duke promovuar këtë sport në Vietnam.

Liberty Media synon një garë qytetase në Vietnam, një garë që të zhvillohet nën dritën e projektorëve, ashtu si në Singapor. “Është vërtet emocionuese kur piloton për herë të parë me një makinë të Formula 1 në një shtet të ri. Jam i sigurt se njerëzit e kanë shijuar këtë event dhe shpresoj që një ditë këtu të zhvillohet një garë, pasi pista ishte vërtet fantastike”, tha Coulthard. Pritet që në Vietnam të zhvillohet gara e parë e Formula 1 në vitin 2020.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ Skuadra egjiptiane firmos kontratë me një 75-vjeçar

F.autor

“TIRONA, MBYTE BEOGRADIN…”/ Kur Gent Muça festonte me ultrasit “bardheblu” pas një derbi kundër Partizanit (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Vllaznia mposht Kastriotin në “Loro Boriçi” dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

Leave a Comment