Futboll Seria A Sport

Gasperini akuzon për komplot pas skualifikimit: Më kërcënuan!

“Pairetto gjatë ndeshjes me Genoa-n më kishte kërcënuar se do të shiheshim sërish në Romë duke më thënë “Nuk do t’i lejojmë më këto lloj sjelljesh’. Nuk e kuptoj se di mund ta dinte ai që sistemin VAR në shtëpinë e Lazio-s do ta asistonte ai”. Në prag të ndeshjes Atalanta-Milan, i skualifikuari Gian Piero Gasperini ngre akuza të rënda pas dënimit të tij me një deklaratë shokuese.

“Jemi ndër skuadrat që kemi marrë më pak kartonë se të gjithë, më saktësisht mes tre skuadrave që jemi ndëshkuar më pak, – ka nënvizuar trajneri i Atalantës -. Nga 56 kartonë, kemi marrë vetëm dy për protesta, një në dhjetor dhe tjetra në prill. Për mua është shumë e rëndësishme që lojtarët t’i drejtohen gjyqtarit në mënyrë sa më korrekte. Ndërsa, unë jam dënuar me masën më të rëndë, në prag të një ndeshjeje tejet të rëndësishme, për një episod nga sistemit VAR për të cilin askush nuk e vuri re. Ndaluam për disa minuta lojën në fushë për diçka që nuk ekzistonte: eventualisht duhet të kishim lënë dhomat e zhveshjeve për të hyrë sërish në fushë për një penallti kundër”, – thotë tekniku i skuadrës bergamaske.

Më tej, Gasperini ankohet për disa precedentë me gjyqtarin Nichelino: “Pairetto ishte gjyqtari i katërt në Romë kur më ndëshkuan me karton të kuq në pushimin e lojës, – thekson ai -. Por aty u irritova për kartonin e dytë të dhënë ndaj De Roon, ishte e dejtë. Për mua personalisht është një njollë që nuk hiqet, që më turpëron. Ndjej neveri”

Related posts

NË KOHË KORONAVIRUSI/ E lidhin në karrige dhe i grabisin shtëpinë, hajdutët tmerrojnë ish-ylli e Chelseat…

Delo.autor

ZYRTARE/ Portieri Donnarumma firmos akordin për 5 vite me PSG-në, ja detajet e kontratës…

Delo.autor

VUAN ARSENALI! Derbin E LONDRËS e merr CHELSEA

F.autor

Leave a Comment