Champions League Futboll Sport

“SHPËRFILLEN LEGJENDAT ITALIANE”/ Ja ​11-shja më e mirë e të gjitha kohëve e UEFA-s (FOTO)

UEFA e ka publikuar formacionin më të mirë e të gjitha kohëve, duke i vlerësuar futbollistët në bazë të numrit të nominimeve që ata i kanë marrë për formacionin e vitit gjatë karrierës së tyre.

Organi qeverisës i futbollit të Evropës e ka hapur para disa ditëve afatin për të votuar për 11-en më të mirë të vitit, për të cilën do të votojnë tifozët. Në bazë të votave, UEFA do ta publikojë më vonë formacionin e vitit.

Në portë është zgjedhur portieri i Portos, Iker Casillas, i cili ka qenë gjashtë herë pjesë e ekipit të vitit, një më shumë se Gianluigi Buffon. Ai, me Spanjën, e ka fituar Kampionatin Evropian dy herë dhe një herë Kupën e Botës.

 Ndërsa, në mbrojtje janë zgjedhur Carles Puyol, Philipp Lahm, Sergio Ramos dhe Gerard Pique. Ramosi ka më së shumti nominime, me gjithsej shtatë herë në formacionin e vitit, i ndjekur nga Puyol, Pique dhe Lahm.

Në mesfushë janë Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Steven Gerrard. Me më së shumti nominime është Iniesta (6), ndërsa Gerrard është nominuar vetëm tri herë.

Sulmi përbëhet nga Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Thierry Henry. Ronaldo ka qenë pjesë e ekipit të vitit për një numër rekord (12), Messi nëntë herë, ndërsa Henry pesë.

Related posts

JUVENTUS-INTER/ Ronaldo-Lukaku, krahasimi mes “kanibalit” portugez dhe belgut zemër artë

Delo.autor

MEDIAT ITALIANE FAJËSOJNË SARRIN/ Muriqi me mendjen tek Mallorca: I lumtur për golin, por…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Karius, nga finalja e Champions tek ekipi kategorisë së tretë…

Sadik.Autor

Leave a Comment