Futboll Premier League Sport

Gati fondi 120 milionë euro, ja cilët janë dy objektivat e City në merkaton e verës…

Manchester City do të bëj gjithçka të mundur për të marrë Jorginho dhe Riyad Mahrez gjatë merkatos së verës, për një shumë totale prej 120 milionë eurosh.

Pavarësisht nga konkurrenca e Liverpool dhe United, City është favorit për blerjen e Jorginho dhe do të paguajë 60 milionë euro, si parashikon klauzola për prishjen e kontratës së tij me Napoli.

E njëjta shumë, rreth 60 milionë euro do të paguhet te Leicester City për Riyad Mahrez dhe gjithashtu në këtë rast drejtuesit e klubit anglez janë të detyruar ta pranojnë ofertën, pasi e penguan largimin e Mahrez në dy sesionet e fundit të merkatos, duke krijuar jo pak probleme.

Menjëherë sapo u shpall kampion i Anglisë, Guardiola ka kërkuar këta dy emra për City, Jorginho e Mahrez dhe duket se me këto 120 milionë euro merkato e kësaj skuadre do të mbyllet. Marrëveshjet pritet të arrihen para fillimit të Kupës së Botës dhe praktikisht City do të pushojë.

Mund të mbajë një sy të hapur vetëm për Thiago Alcantara, por spanjolli është shpallur i paprekshëm nga Bayern Munich.

Related posts

Gatusso ndjen peshën e fajit në krye të Milanit: Po turpërojmë një klub historik

Delo.autor

Keane kritikon yllin e Anglisë, tifozët e masakrojnë në rrjetet sociale

Isa.Autor

Sevilla nuk di të fitoj, Celta Vigo e ndëshkon me 4 gola

Sadik.Autor

Leave a Comment