Futboll Seria A Sport

Gattuso: Do të fitojmë Kupën e Italisë…

Më shumë se suksesi ndaj Verona, gjithsesi i rëndësishëm për një vend në Europa League, Gennaro Gattuso mendon për finalen e Kupës së Italisë kundër Juventus…

“Të mërkurën Juventus është favorite, por mbetet një finale dhe jo gjithmonë fitojnë ekipet më të forta në letër. Ne jemi gati, edhe sot pashë një skuadër me mendje të lirë, pa komplekse, që shkëlqeu në lojë që në minutat e para. Unë besoj se do të fitojmë Kupën e Italisë.” – tha trajneri i Milan.

“Gjatë këtyre viteve të fundit, Milan ka humbur shumë pikë me ekipet e vogla, është një çështje mentaliteti dhe duhet gjithmonë përqendrim dhe nerv. Ky është aspekti për të cilin duhet të përmirësohemi pasi edhe sot, pas minutës së 70-të i fikëm dritat,” – shtoi Gattuso.

Në lidhje me individët, në pran të ndeshjes ndaj Juves, ai shtoi: “Suso pësoi një goditje në kofshë, por mendoj se është vetëm një goditje dhe do të rikuperohet. Kam vetëm një dilemë që do ta zgjidh me kalimin e ditëve mes Kalinic dhe Cutrone.”

Related posts

STUDIMI PO BEFASON TË GJITHË/ Ja renditja e re me klubet më të mira në botë (FOTO)

Delo.autor

Pak çaste përpara finales Francë-Kroaci, ja me kë është tifoz boksieri shqiptar

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Vllaznia nis merkaton, afron në skuadër mbrojtësin 25-vjeçar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment