Futboll Premier League Sport

I realizoi golin që e zbrit nga kategoria, futbollisti i kërkon falje Stoke City-t

Stoke City pavarësisht se sot kaloi e parë në avantazh me golin e Shaqirit nuk arriti të mbronte rezultatin kundër Crystal Palace, duke humbur 1-2 dhe si pasojë duke ‘prerë letrat’ për sezonin e ardhshëm pasi do të zbresë në “Championship” pas 10 vitesh.

 

Golin e dytë për ekipin mik e realizoi futbollisti Patrick Van Aanholt i cili nuk e kurseu as festën. Gjithsesi ai pas ndeshjes është penduar, duke i kërkuar falje Stoke City-t dhe tifozëve të saj.

 

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan: “Normalisht më pëlqen të festoj kur shënoj, por do doja t’i kërkoja falje klubit të Stoke City dhe tifozëve të tyre, do të doja që goli im të mos iu ”rrezonte” nga “Premier League”, por ju do të ktheheni shumë shpejt! Klub i madh me tifozëri të shkëlqyer.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Interi bind mesfushorin e “Topçinjëve” ti bashkohet në…

Isa.Autor

HYGERTA SAKO NIS NJË LIDHJE TË RE/ Mbrojtësi i Superiores komenton: Tani presim llokumet… (FOTO)

Delo.autor

Tre ditë pasi festoi ditëlindjen, futbollisti gjendet i vdekur në park

Sadik.Autor

Leave a Comment