Futboll Ligue 1 Sport

U dëmtua në finalen e kupës së Francës, Dani Alves humbet Botërorin

Dani Alves, pak ditë më parë në finalen e Kupës së Francës, u detyrua të mos e përfundonte takimin për shkak të një dëmtimi në gju, duke ngjallur frikë edhe për pjesëmarrjen në Botëror.

 

Sot sipas mediave braziliane kanë dalë përfundimet e ekzaminimeve që ekipi kombëtar i Brazilit ka bërë dhe frika është vërtetuar, Dani Alves do të humbasë Botërorin që do të zhvillohet në Rusi.

 

Nnjë lajm tepër negativ për Brazilin por edhe për vetë futbollistin i cili e kishtë mundësinë e fundit për të luajtur në një kupë bote, duke parë se ai tashmë është 35-vjeçar.

Ende nuk bëhet e ditur ekzaktësisht se çfarë dëmtimi ka pësuar futbollisti, por gjithçka do të mësohet më vonë. Ndërkohë pritet edhe një reagim nga vetë Alves.

Related posts

SI ËSHTË E MUNDUR? Të gjithë bllokojnë portën, por shikoni ku përfundon topi (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi- Partizani. Rezultati 1-0

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS LEAGUE/ Juventusi kontakton trajnerin e njohur…

Delo.autor

Leave a Comment