Futboll La Liga Sport

Gazetari tregon sekretet/ Ronaldo i trishtuar, Reali nuk e ka respektuar

Gazetari dhe shoku i Cristiano Ronaldos, Nuno Gomes, foli në “El Larguero” në lidhje me fjalët e yllit portugez të Real Madridit, pas përfundimit të Ligës së Kampionëve. Ai u ndal edhe në marrëdhëniet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” me Florentino Perez dhe klubet ku ai mund të shkonte.

Largimi – “Unë mendoj se ai nuk do të largohet, por është i mërzitur. Ronaldos i është thënë se do të rinovohet kontrata e tij, por koha ka kaluar dhe asgjë nuk ka përfunduar”.

Divorci Real Madrid-Ronaldo – “Të dyja palët janë aty për të kuptuar se bëhet fjalë për lojtarin më të mirë në botë. Nëse shikoni atë që paguhet Ronaldo, është shumë e ulët në krahasim me ata që konsiderohen rivalë të tij. Ka shkelje syri në këtë situatë nga një klub si Barcelona, e cila diti si të veprojë me Xavi, Iniesta dhe Messi. Ata i rinovuan kontratat pak nga pak, çka i bëri të lumtur. Ashtu, të lumtur, ata dhanë gjithçka për skuadrën dhe në këmbim morën pagata e merituara nga klubi”.

Lidhja me Florentino Perez – “Është një raport i ftohtë mes tyre. Cristianos i është premtuar nga klubi ripërtëritja e kontratës dhe rritja e pagës, por nuk ka ndodhur. Sezoni ka përfunduar dhe asgjë nuk ka lëvizur, prandaj ai ndihet i prekur, i trishtuar, për shkak se premtimi nuk është përmbushur”.

Ku mund të shkojë – “Është herët për këtë, nuk ka klub më të mirë se Real madridi për Cristiano Ronaldon. Atij i pëlqen qyteti. Natyrisht, ka qenë gjithmonë një ëndërr e PSG-së, një klub që mund ta përballojë financiarisht. Nëse e lë Real madridin, ai mund të kthehet edhe te Manchester United. Por, Ronaldo dëshiron të qëndrojë dhe nuk sheh ndonjë klub më të mirë se Real Madridi për të fituar tituj dhe “Topa të Artë”.

Related posts

ZYRTARE/ Shkarkohet trajneri i Spanjës 1 ditë përpara Botërorit

Sadik.Autor

“ME CONTEN SFIDË PRESIGJIOZE”/ Trajneri Sarri: Ronaldo pret dhuratë nga…

Delo.autor

NJË TJETËR SHTET EUROPIAN MERR VENDIMIN DRASTIK/ I vë “drynin” futbollit dhe jep verdiktet në tavolinë

Delo.autor

Leave a Comment