Futboll Sport

Gjoka: Ishim pranë fitores, por barazimi na kënaq

Trajneri i Vllaznisë shprehu keqardhjen për barazimin në sekondat e fundit në Vlorë, por evidentoi si mjaft pozitive paraqitjen e skuadrës së tij. Ernest Gjoka vlerësoi këtë barazim ndaj Flamurtarit dhe shprehu besim për të ardhmen e skuadrës shkodrane.

I shkuat pranë fitores, por ai gol i fundit duket sikur u dhurua…
Është keqardhje sepse kemi sakrifikuar dhe luftuar shumë, thuajse si asnjëherë tjetër në ndeshjet në transfertë, por momenti i fundit na hodhi të gjithë atë djersë poshtë. Gjithsesi ky është futbolli dhe i njeh edhe këto situata.

A jo kënaq një pikë në Vlorë?
Ashtu si erdhi loja, mund të merrnim edhe 3 pikë, por jam i kënaqur me një pikë sot. E kisha thënë edhe më herët se donim të mos humbnim ndaj Vlorës, gjë që e arritëm. Tani të shohim përpara, ëpr ndeshjet në vijim.

Ishte vendosur paraprakisht që penalltitë t’i gjuante Vucaj?
Në mungesë të Sukajt, penalltitë i gjuan Gocaj dhe Vucaj. Sot ishte radha e këtij të fundit, por nuk ia doli të shënojë. Gjithsesi duhet të pranojmë se penallti kanë humbur shumë lojtarë të mëdhenj botërorë, ndaj nuk duhet të rrimë te ai rast.

A mund të japin më shumë lojtarët me eksperiencë te Vllaznia?
Lojtarët me eksperiencë janë lokomotiva e skuadrës dhe sot nuk mendoj se gabuam, pavarësisht golit të pësuar. Ai ishte një moment i izoluar, që erdhi ndoshta edhe për fatin tonë të keq, por janë ata lojtarë që do të tërheqin skuadrën drejt mbijetesës.

Related posts

KURSEHET NDAJ BURTON/ Tjetër rrjetë e paprekur për Muriqin

Delo.autor

Inzaghi: Lazio, Roma dhe Inter janë në të njëjtin nivel

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Talentet e Arsenal i dhurojnë fitoren me “POKER”, Lazio përmbys Rennes

Delo.autor

Leave a Comment