Boks Sport

Refuzon ndeshjen ndaj Magomedsharipov, UFC përjashton Yair Rodriguez

Yair Rodriguez mesa duket nuk kërkon të luftojë, dhe tani ai është i papunë.

Presidenti i UFC e ka konfirmuar lajmin surprizë nëpërmjet Los Angeles Times të premten se Rodriguez – i cili cilësohej si një nga talentet më premtues të UFC – është liruar asi refuzoi të pranonte një ndeshje me një tjetër prospekt Zabit Magomedsharipov në UFC 227.

Vendimi ka ardhur vetëm dy ditë pasi White u shpreh se ndeshja do të ndodhte më 4 gusht në Staples Center të L.A, White gjithashtu është shprehur se Rodriguez (i renditur në vendin e 15-të) kishte refuzuar të ndeshej me Ricardo Lamas i cili është në vend të pestë.

“Ai ka qëndruar një vit pushim, refuzon ndeshjen me Lamas dhe tani me një luftëtar poshtë tij në renditje. Ai mund të shkojë diku tjetër. Nuk kemi nevojë për të. Ai e quan ndeshjen lajm të rremë. Ky është lajm i vërtetë.”

Është një mbyllje zhgënjyese e Rodriguez në UFC. 25-vjeçari konsiderohej si një nga më të mirët në peshën e tij.

Rodriguez kishte një ecuri 6-0 përpara se të pësonte humbjen e parë ndaj Frankie Edgar në UFC 211.

Ai nuk është ndeshur që prej majit të 2017 për shkak të një dëmtimi. Tani e ardhmja e tij është në dyshim.

Related posts

Sezoni kontrovers i Flamurtarit, Europa ende objektiv i arritshëm

Sadik.Autor

FLET MBI ÇËSHTJEN PAULO DYBALA/ Shprehet Chiellini: Ndjehet mirë në ekip, ne jemi…

Delo.autor

JAVA E 14-TË E SUPERIORES/ Dy sfida nën dritën e prozhektorëve, ja oraret…

Delo.autor

Leave a Comment