Futboll La Liga Sport

ANALIZA/ Ndeshje teke dhe forma e “Pleshtit”, pse Barcelona beson tek Championsi

Barcelona do të shkojë në Portugali për të luajtur pjesën finale të Ligës së Kampionëve, por këtë herë jo me statusin e favoritit. Këtë e dinë të gjithë dhe e konfirmojnë bastet, të cilat renditin favoritët në këtë radhë: Siti, Bajern, PSG dhe Barcelona. Një skenar që mund të jetë i leverdishëm për katalanasit.

Sezoni jo i mirë që kanë bërë “Blaugranët” nuk i rendit në të njëjtin stad me skuadrat më të forta në Europë. Barcelona vazhdon të mos e tregojë versionin e saj më të mirë, por në një Champions të çuditshëm, ku ndeshjet do të jenë teke dhe në fushë neutrale, mund të ndodhë gjithçka. Këta faktorë mund të ndihmojnë skuadrën e Kike Setienit për të shkuar deri në fund.

LEO MESI- Nëse Mesi tregon pak nga vetja, kjo është shumë për Barcelonën. Nëse Mesi tregon gjithçka që ka, atëherë kjo mund të sjellë edhe Champions-in. U shfaq vetëm 30 minuta kundër Napolit për të vendosur kualifikueset dhe argjentinasi mund të vendosë fatin e kompeticionit. Kundër Bajernit kapiteni i Barcelonës ka treguar 2 versione të ndryshme: në njërin ka shkëlqyer dhe në tjetrin ka zhgënjyer. Të kesh Mesin në skuadër është një argument i mirë në Champions.

SHUMË ALTERNATIVA- Pavarësisht faktit që skuadra nuk ka shumë futbollistë, Kike Setien ka rikuperuar për fazën çerekfinale Busketsin dhe Vidalin, të cilët janë të freskët pasi ndaj Napolit ishin me kartonë. Më shumë opsione, më shumë lojtarë dhe më shumë forcë. Të dy priten titullarë, por dikush do të mbetet në stol. Setien për këtë sfidë ka diçka më shumë. Dembele gjithashtu po rikthehet dhe mund të grumbullohet nga katalanasit.

RILIND DE JONG- Kundër Napolit Frenki de Jong ka bërë një nga ndeshjet më të mira me fanellën e Barcelonës. Statistikat treguan 93% saktësi pasimesh në fushën kundërshtare (40 nga 43). I dha frymëmarrje skuadrës me topin në këmbë. Pa top luftoi sa për dy lojtarë në fushën e lojës. Tani që Artur Melo u largua, De Jong është gati të marrë përsipër më shumë përgjegjësi. Mesfushori që pamë vitin e kaluar në Champions po rikthehet.

FORMATI I RI- Me një skuadër pa shumë alternativa dhe fizikisht larg formës optimale, formati me ndeshje teke dhe në fushë neutrale mund të ndihmojë Barcelonën. Në vitet e fundit katalanasit kanë treguar se janë të dobët në dy ndeshje, por të shohim se çfarë do të rezervojë ky lloj formati. Me këtë format nuk ka favoritë dhe bëhet fjalë për 3 “finale”.

TER SHTEGEN DHE PIKE- Mark Andre Ter Shtegen do të ketë shansin e artë për t’u hakmarrë ndaj rivalit të tij Manuel Nojer në kombëtaren e Gjermanisë. Ai duhet të fitojë duelin në distancë me të dhe për këtë ka ndihmën e Xherard Pikesë. Mbrojtësi spanjoll ka qenë një nga lojtarët më të rregullt këtë sezon me Barcelonën duke luajtur në çdo ndeshje.

Related posts

SHËNOI GOLIN MË TË SHPEJTË NË PREMIER/ Sulmuesi profesionist bën gafën e vitit (VIDEO)

Delo.autor

AFËR TRIPLETËS ANGLEZE/ Sheikët e Cityt kanë gati shpërblimim marramendës për lojtarët

Delo.autor

ZBARDHET PRAPASKENA/ MODRIC shpëton INTERIN, kroati rrëfen gjithçka…

Isa.Autor

Leave a Comment