Futboll Sport

Huliganët e AEK i vënë flakën furgonit, 5 tifozë të PAOK përfundojnë në spital (FOTO)

Pesë tifozë të PAOK kanë përfunduar në spital të lënduar pasi furgoni i tyre u dogj nga rreth 100 huliganë të AEK, ndërsa po shkonin në stadiumin “Olimpik” të Athinës për të ndjekur finalen e Kupës së Greqisë.

Edhe pse kishte disa orë që ndeshja nuk kishte filluar, tifozët e AEK të “armatosur” me shkopa bejsbolli pikasën furgonin e miqve nga Selaniku me 5 vetë brenda dhe pasi i detyruan të zbrisnin nga mjeti i vunë flakën duke përdorur koktej molotov. Të pestë tifozët e AEK-ut u dërguan në spital për t’u trajtuar nga lëndimet.

Përplasje pati edhe në zona të tjera të qytetit, sikurse një natë më parë, mes grupeve të dy tifozerive. Të premten 8 oficerë policie u plagosën dhe një tifoz u godit me thikë kur palët u përleshën në rrugët e Athinës. Atmosfera e tensionuar vazhdoi edhe në stadium, ku tifozët hodhën fishekzjarre dhe grupet rivale kërcënuan njëri-tjetin.

Për mbarëvajtjen e finales së Kupës janë mobilizuar 5000 forca policie, pas raportimeve se 17 000 tifozë të PAOK-ut ishin nisur nga Selaniku për në Athinë.

 

Related posts

E ÇUDITSHME/ Gjithçka për të parë Celtic-un, tifozi mbyllet në banjë për 2 orë pa biletë dhe…

Delo.autor

“NË LAÇ VENDOSO GJYKIMI”/ Krymi: Duam që Kupa të mbetet në Shkodër

Delo.autor

Ëndrra “në sirtar” e De Laurentiis: Një Europian, në vend të Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment