Futboll Sport

Huligani i dehur bie me një grusht në tapet (VIDEO)

Një video shokuese po qarkullon në faqen online të medieve angleze dhe në YouTube ku duket një hooligan i dehur që rreh një tifoz tjetër në një shesh në Kiev, para se ta pësojë edhe vetë duke rënë në tokë pa ndjenja nga një gusht i vetëm.

Për ta hequr qafe tipin e bezdisshëm që po rrihte paq një person tjetër mendoi një shitës suveniresh aty pranë, i cili si të ishte një boksier profeisonit e qëllon në fytyrë me grusht dhe e shtrin pëtokë.

“Cubi” në fillim po rrihte paq një person tjetër, duke e goditur në mënyrë të përsëritur. E pasi i gris dhe bluzën fillon të ecë si i fortë në shesh ku edhe pse nuk dëgjohet gjë, mund të merret me mend se shitësi i suvenireve i thotë që ta lërë të qetë personin tjetër. Por me sa duket ia ka kthyer keq djalit që mbante në duar shaje me ngjyrat e Real Madrid dhe Liverpool, pasi ai me një goditje të vetme e hedh “në tapet”. U desh që të tërhiqej nga duart pasi ra pa ndjenja në tokë dhe nuk mund të lëvizte më.

Sipas personit që e postoi videon në YouTube huligani i dehur thjesht po ecte rrugëve duke u kapur me njerëz të rastësishëm, para se të takonte më në fund dikë që do ta ndalte dhe vetëm me një goditje.

Related posts

Valverde: Espanyol është skuadër favorite

Q.Autor

ËSHTË MBI 40 VJEÇ/ Gruaja e ish futbollistit të Realit dhe Barcelonës të lë pa fjalë (FOTOT)

Isa.Autor

PRESIDENTI I TORINOS OFENDOI SULMUESIN E LAZIO-s/ Përgjigjet Igli Tare: Immobile është një Mbret që…

Delo.autor

Leave a Comment