Futboll Premier League

Guardiola: Man City mund t’i fitojë katër trofe? Duhet t’i kemi 32 lojtarë

​Guardiola beson se nuk është e mundshme që Man City t’i fitojë katër trofe në sezonin 2017/18, tri sa janë në garë në Angli dhe Champions Leaguen.

Pep Guardiola e ka përjashtuar mundësinë që Manchester City t’i fitojë katër trofe këtë sezon, duke thënë se për këtë arritje kanë nevojë për 32 lojtarë.

City është 15 pikë para ndjekësit më të afërt në Premier League, teksa djelmoshat e Guardiolas gjenden edhe në mesin e 16 skuadrave më të mira në Champions League, ku do të përballen me Baselin.

Burnley viziton stadiumin Etihad të shtunën për rrethin e tretë të FA Cup, teksa ekipi i Guardiolas është edhe në çerekfinale të EFL Cup dhe do të luajë të martën kundër Bristol City, kështu që deri më tani Cityzens janë në garë për katër trofe.

I pyetur për mundësitë që ekipi i ka për t’i fituar katër trofe, ai u përgjigj: “Ndoshta këtë pyetje duhet ta bësh në Mars ose Prill, nëse ende jemi në garë në katër kompeticionet, mund të flasim atëherë”.

“Por, nesër është FA Cup kështu që të mendosh për katër gara është iluzion, nuk është reale. Duhet t’i kemi 32 lojtarë për të garuar në katër gara dhe natyrisht se nuk është e mundshme t’i kesh 32 lojtarë”, shti Guardiola.

“Prioriteti jonë është ndeshja e radhës, ajo e nesërmja. Të stërvitemi mirë, të pushojmë e pastaj të luajmë, kështu ndeshje pas ndeshje. Qëllimi jonë është që të vazhdojmë kështu dhe të mos humbasim asnjë ndeshje”, shtoi mes tjerash trajneri spanjoll.

 

Related posts

Stërvitje në vapë, Dalipi konsultohet me Bardhin në prag të sfidës me Lushnjën

Sadik.Autor

VJEDHJE APO IDE GJENIALE/ “Superclasico” kthehet në një histori SPIUNAZHI

Isa.Autor

VILLARREAL-REAL MADRID/ Falë një gabimi të portierit Courtois, Moreno rihap sfidën nga… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment