Futboll La Liga Sport

Ikën Zidane, ja kush mund t’a pasojë në…

Ish-trajneri i Arsenal, Arsene Wenger është një nga favoritët kryesore për të marrë drejtimin e Real Madrid, pas dorëheqjes së Zinedine Zidane. Trajneri francez konfirmoi largimin nga “Santiago Bernabeu” në konferencën e sotme për shtyp, ku ishte i pranishëm edhe presidenti, Florentino Perez. Zizu arriti të fitoje për tre sezone rresht trofeun e rëndësishëm të Champions League. Të fundit e fitoi ndaj Liverpool në finalen e madhe të Kievit, të zhvilluar më 26 maj.

Menjëherë pas dorëheqjes së tij, mediat spanjolle dhe angleze kanë renditur emrat e parë të trajnerëve që mund të marrin drejtimin e “Los Blancos”. Ish-mesfushori, Guti, i cili ka luajtur me madrilenët gjatë viteve 1995-200, është një nga emrat e lakuar për të marrë drejtimin e gjigantëve të La Ligas. 41-vjeçari është trajner në akademinë e Realit që nga 2013-ta. Një tjetër emër është edhe ai i trajnerit të Tottenham, Mauricio Pochettino dhe ish teknikut të Napolit, Maurizio Sarrit.

Presidenti Perez deklaroi se ende po shqyrtojnë emrat e trajnerëve që mund të zëvendësojnë Zidane, pasi vendimi i tij për t’u larguar ishte krejtësisht i papritur.

Related posts

CR7 DHE GEORGIONA PUSHIME NË JAHTIN LUKSOZ/ Portugezi mendon t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Chelsea kërkon mbrojtës, ofron 30 milionë euro për yllin e Serie A…

Delo.autor

Gati revolucioni tek Gjermania, “sakrifikimi” i parë mban emrin e Ozil

Sadik.Autor

Leave a Comment