Futboll Premier League Sport

Klopp gjen partnerin e Van Dijk te Bayern Munich

Liverpool orët e fundit është përfolur për një transferim të Jerome Boateng pas raporteve se Bayern Munich është gati ta lërë të largohet.

Sipas gjermanes Bild, 29-vjeçari që ka luajtur më parë te Manchester City është një nga katër lojtarët që mund të shiten nga kampionët e Bundesliga-s këtë verë, teksa klubi kërkon të freskojë skuadrën me gjak të ri.

Sipas gazetës gjermane, Bernat, Alcantara, Vidal dhe Boateng janë lajmëruar nga klubi bavarez se janë të lirë të largohen në merkaton e verës.

Dhe sugjerohet se Jurgen Klopp do të mundohet ta bashkojë në qendër të mbrojtjes me Van Dijk. Ai thuhet të kushtojë rreth 45 milionë euro.

Ndërkohë Bernat është përfolur për një rikthim në La Liga, Alcantara mund të shkojë te City, ndërsa për Vidal janë të interesuar Manchester United dhe Napoli.

Related posts

RIKTHIMI I NEYMAR TEK BARCELONA? Ja përgjigja që jep Coutinho

Delo.autor

KATAR 2022/ Shikoni SUPER GOLIN realizuar nga ylli Calhanoglu me Turqinë ndaj Letonisë (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Pas fitores ndaj Milanit, do të befasoheni se ku ka shkuar Ronaldo! (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment