Futboll Sport

Jordi Alba: Dua që Real Madrid t’i humbasë të gjitha ndeshjet

Mbrojtësi i Barcelona-s Jordi Alba e ka përfunduar sezonin e tij me katalanasit, por mbrojtësi nuk harron rivalitetet.

Teksa rivalët e Barça-s po përgatiten për finalen e Champions League në Kiev të shtunën, Alba ka zbuluar se do të mbështesë Liverpool dhe shpreson që Real Madrid t’i humbasë të gjitha ndeshjet.

“Marrëdhënia jonë është e çuditshme pasi, megjithëse shkoj shumë mirë me të gjithë, dua që ata t’i humbasin të gjitha ndeshjet,” shprehet Alba.

“Unë i urova për finalen e Champions League por do të kisha dashur të mos e bëja.”

Liverpool i Jurgen Klopp është kundërshtari i Real Madrid në Kiev të shtunën teksa të Kuqtë duan të fitojnë Champions League e parë që prej 2005.

Ndërsa Barcelona është eliminuar nga ekipi që Liverpool mposhti në gjysmëfinale, Roma.

Related posts

MILANI rikthehet te fitorja me SPEKTAKËL, merr frymë trajneri Gattuso

Isa.Autor

RIKTHIMI I IBRAHIMOVIÇ? Moratti: Nëse do të isha president do të bëja çmenduri

Delo.autor

“HA M**”/ Plas sherri keq mes trajnerëve në miqësore. Shkak bëhet… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment