Moto GP Sport

MOTO GP/ Dovizioso: Lorenzo e Pedrosa e tepruan, humba pikë për kampionatin

Aksidenti mes 3 pilotëve që duelonin për fitoren në garën e Çmimit të Madh të Jerez, në Spanjë, ka përfshirë edhe pilotin italian Andrea Dovizioso, që e mbylli garën pa asnjë pikë, duke humbur edhe kryesimin e Botërorit të Moto GP. Në këtë incident 8 xhiro nga fundi protagonistë ishin spanjollët Jorge Lorenzo (Ducati) e Dani Pedrosa (Honda) që u përplasën fillimisht mes tyre, duke përfshirë edhe italianin me motorin tjetër Ducati. “Duhej të ishin më të kujdesshëm. Kanë shumë përvojë në gara dhe duhej të evitonin këtë kontakt”, tha Andrea Dovizioso.

Një aksident që prishi gjithçka kishim bërë deri në ato moment. Të kthehesh në shtëpi pa asnjë pikë është një dështim, nuk duhej kjo gjë. Ata bënë manovra pa u shqetësuar për të tjerët, mendoj se për një moment e tepruan në pistë me ato lëvizje. Mendoj se Pedrosa ka fajin më të madh, pasi hyri me shumë shpejtësi në kthesë, ndërsa Lorenzo ishte pak gjerazi në pistë, të dy ishin në limite”, tha më tej Dovizioso, që humbi shumë terren në renditjen e përgjithshme të Botërorit karshi kampionit të botës në fuqi Marc Marquez, që tashmë është i pari.

Related posts

Pas zhgënjimit te Milan, Pippo Inzaghi rikthehet të trajnojë në Serie A

Sadik.Autor

“IK BJERI B*THËS! FOL TANI, KO*E”/ Conte kapet mat, bën gjestin e pahijshëm ndaj Juventus pas ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ BOLOGNAS ME GOLEADË/ Inzaghi: Ja pse e kisha shumë frikë këtë ndeshje

Delo.autor

Leave a Comment