Bundesliga Futboll Sport

Klubi gjerman i thotë jo Arsenalit për trajnerin që ka mahnitur Bundesligën

Një tjetër kandidat është shtuar në listën e gjatë të drejtuesve të Arsenalit për të zëvendësuar trajnerin Arsène Wenger, i cili e mbylli aventurën me “Topçinjtë” pas 22 vitesh. Fjala është për Julian Nagelsmann, i cili ka spikatur në dy sezonet e fundit me Hoffenheim. Sipas “Sky Sports”, “Topçinjtë” janë të tunduar për t’i bërë një ofertë trajnerit gjerman në qoftë se ata nuk do të arrijnë një marrëveshje me ish-mesfushorin Mikel Arteta. Trajneri i Hoffenheim e ka treguar veten si një nga trajnerët më të zotë të Bundesliga edhe pse është vetëm 30 vjeç. Këtë sezon ai e ndihmoi klubin e promovuar kohët e fundit për t’u renditur në vend të tretë dhe për të fituar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, drejtori sportiv i klubit gjerman Alexander Rosen ka mohuar raportet, duke thënë se Julian Nagelsmann nuk ka asnjë shans që të largohet nga Hoffenheim këtë merkato vere.

“Julian Nagelsmann do të jetë trajneri ynë sezonin e ardhshëm me 100 %”, tha Rosen në një intervistë me “Sky Sports Germany”. Përveç Arteta edhe Luis Enrique, Carlo Ancelotti, Max Allegri janë lidhur me një kalim në “Emirates Stadium”, kohët e fundit edhe trajneri i Napolit, Maurizio Sarri është përmendur si një mundësi nga “Topçinjtë”, që kërkojnë të nënshkruajnë me një trajner të zotë që ju garanton trofe. Nga emrat e përmendur profili i dy italianëve, Ancelotti dhe Allegri duken më të mundshëm, megjithatë duket se londinezët janë gati të rrezikojnë. Pas largimit nga Liverpool-i si ndihmë e Jurgen Klopp, Željko Buvač, është lidhur me një kalim në Londër dhe ai gëzon besimin e “Topçinjëve”, që kanë disa alternativa.

Related posts

“SHQIPËTARËT U PROVOKUAN”/ Shikoni si e pasqyrojnë serbët skandalin për flamurin “kuqezi” (FOTO)

Delo.autor

BAYERN MUNICH-FRANKFURT/ Lewandowski nuk ndalet, shënon golin e radhës (VIDEO)

Delo.autor

DEBUTIM SPEKTAKOLAR ME “DJAJTË E KUQ”/ Zbulohet “sekreti” i trajnerit Solskjaer, ja prapaskenat

Delo.autor

Leave a Comment