Futboll Sport

Partizani zhbllokon sfidën ndaj Teutës, Batha nuk gabon nga pika e penalltisë (Video)

Në stadiumin “Selman Stërmasi” po luhet takimi i Superligës i vlefshëm për javën e 32 mes Partizanit dhe Teutës.

Partizani 1-0 Teuta

 

 

17′ Batha

Minutë pas minute

17’ GOOOL Batha realizon me penallti.

16’ Penallti për Partizanin, e fituar nga Bardhi, që pengohet brenda zone nga Alhasan.

12’ Lëviz mirë Bardhi në mesfushë, Kruja e ndal vetëm me faull.

3’ Krosim për Hilën, që nuk e shfrytëzon si duhet, por anësori jep pozicion të parregullt, edhe pse i dyshimtë.

1′ Nis takimi në “Selman Stërmasi”

Në “Selman Stërmasi” Partizani do të presë Teutën për të diskutuar takimin e vlefshëm për javën e 32 të Superligës.

Skuadra e drejtuar nga Dalipi nuk njeh fitore prej 3 ndeshjesh, madje në të fundit barazoi edhe kundër Lushnjës, duke komplikuar ndjeshëm shanset për të arritur Kupat e Europës.

Ndaj, sot kundër Teutës objektivi i vetëm për të kuqtë janë 3 pikët. Situata në krahun tjetër nuk është e kundërt, fitorja duhet me patjetër por ndryshon preteksi, skuadra durrsake e ka 1 nga mundësitë e fundit për të shpëtuar nga rënia e kategorisë.

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha; Ibrahimi, Belica, Gojkovic, Trashi; Asani, Batha, Telushi, Bardhi; Abdurrahimi, Progni.

Trajner: Klevis Dalipi.

Teuta: Moçka; Gjeorgjevski, Shkalla, Bilali, Hakaj; Çyrbja, Hila, Hrkaç, Alhasan; Kruja; Latif.

Trajner: Gentian Begeja.

 

Related posts

FUTBOLL Ndodh te Dinamo Zagreb/ Kryeson kampionatin, por shkarkon trajnerin

Q.Autor

E PABESUESHME/ Sporting Lisbona jashtë Europe për 750 mijë euro?! Fajin e ka Mihajlovic

Delo.autor

RONALDO I VETËIZOLUAR NË MADEIRA/ Ja rezidenca luksoze ku qëndron futbollisti i njohur (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment