Futboll Sport

Ja për kë bën tifo Chiellini në finalen e Champions League

Giorgio Chiellini dhe babai i tij do të mbështesin Liverpool ndaj Real Madrid në finalen e Champions League.

Real Madrid ishte ekipi që eliminoi Juventus në atë çerekfinale dramatike në Bernabeu.

“Me ndeshjen që praktikisht kishte përfunduar, një penallti e dyshimtë na prish humorin të gjithëve, siç e patë edhe në televizor,” shprehet Fabio Chiellini, babai i Giorgio-s, për Mediaset Premium.

Kur pyetet se për cilën skuadër do të bëjë tifo i biri i tij, përgjigja e tij ishte e pritshme: “Normalisht që do të bëjmë tifo për Liverpool, si Giorgio ashtu edhe unë.

“Mesa duket Real nuk është shumë i pëlqyer, siç jemi edhe ne tek Juventus, pasi fitojmë gjithmonë.

“Është normale.”

Related posts

BAYERN në plan të “shesë” yllin e ekipit, MEDIAT gjermane e quajnë “KATASTROFË”

Isa.Autor

DYNAMO KYIV-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” mund të quhen të kualifikuar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NJË NGA OBJEKTIVAT E JUVENTUSIT/ Refuzohet oferta 50 milionë euro për talentin e Ligue 1

Delo.autor

Leave a Comment