Formula 1 Sport

Vettel i kërkon ndihmë fatit: Mund të përfitojmë nga surprizat e garës

Vettel mendon se vendi i dytë në pistën e Montekarlos është një rezultat i mirë në prag të garës së nesërme së Çmimit të Madh të Monakosë në Formula 1. Fakti që piloti gjerman i Ferrarit do ta nisë garën nga vija e parë e startit, në krah të Daniel Ricciardo (australiani me Red Bull siguroi “pole position”) i jep mundësi ferraristit të shpresojë për fitore.

“Kjo është një garë me shumë të papritura, e vështirë të parakalosh. Do të shohim se si do të shkojë starti i garës, pasi ai është shumë i rëndësishëm, duke shpresuar në një nisje të mirë”, tha Vettel, që përgëzon Ricciardo për kohën e dhënë në provat zyrtare.

“Red Bull ishte shumë e shpejtë. E dinim që do të ishin të shpejtë, por edhe ne rezistuam. Makina jonë ka potencial, ndaj do ta shfrytëzojmë deri në fund për të fituar dhe të shpresojmë te surprizat e garës, që të jenë në favorin tonë”, u shpreh Sebastian Vettel.

Related posts

Punë e kryer! Liverpool vjen me transferim të “çmendur” nga Barcelona

Sadik.Autor

NBA/ Milwaukee e Utah Jazz nuk ndalen, Lakers fitojnë pas kohës shtesë

Delo.autor

Aspas ia kalon edhe Raul, futet në historinë e Spanjës

Sadik.Autor

Leave a Comment