Futboll Seria A Sport

Jack tregon se për çfarë ka nevojë Milani për të thyer Juven

Giacomo Bonaventura ndjen se do të duhet një Milan i madh për të fituar kundër Juventusit në finalen e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë përballen me liderët e Serie A në finalen e kupës të mërkurën, me “Djallin” që kërkon t’i pengojë ata të fitojnë dopietën për sezonin e katërt me rradhë. “Kam ndjenja të mira, finalet janë lojëra fantastike. Ne jemi duke luajtur kundër një skuadre të madhe në një stadium të bukur. Kemi një dëshirë të madhe për të luajtur një lojë të mrekullueshme”, tha Bonaventura për “Milan TV”. “Juventusi është një skuadër e madhe. Ata kanë një skuadër me cilësi të shkëlqyer, siç e kanë provuar këtë vit dhe në vitet e fundit, në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe do të duhet një Milan i madh për të fituar”, vazhdoi ylli i Milanit.

“Kë duhet të kemi frikë? Mendoj se kjo është e përgjithshme, sepse ka kaq shumë lojtarë me cilësi të madhe dhe të gjithë duhet të funksionojmë sëbashku. Ne duhet të përpiqemi të mos vuajmë kundër Juventusit dhe të sulmojmë kur të kemi topin. Në stadiumin e Juventusit kemi bërë mirë, por kemi dalë pa pikë, kjo duhet të na bëjë të kuptojmë se për të mposhtur Juventusin nuk është e mjaftueshme për të luajtur mirë, ju duhet një performancë e shkëlyqer. Duhet të jemi të kujdesshëm kur të kemi topin, kur ta kemi atë do të duhet të jemi të mirë në mbajtjen e tij”, deklaroi mesfushori.

Bonaventura gjithashtu foli për ndikimin e trajnerit Gennaro Gattuso. “Trajneri më dha besim të madh, ai i dha gjithë ekipit mundësinë për të shprehur veten deri në maksimum. Jemi mirënjohës për atë që na ka dhënë dhe për atë që ai ka qenë në gjendje të na japë që kur ai arriti”, shtoi ai.

Related posts

CIKALLESHI RIKTHEHET TË BËJË “BOMBERIN”/ Sulmuesi i Kombëtares “vrastar” para porte

Delo.autor

Ilir Shulku: S’ka zgjedhje të reja në FSHF, Gjykata kërkoi plotësim dokumentacioni

Sadik.Autor

Pepe Reina ikën nga Napoli, shkon tek Paris Saint-Germain

Q.Autor

Leave a Comment