Sport Të tjera

“ARRESTONI POLICËT QË VRANË…”/ FIA “fal” Hamilton për fanellën e veshur në podiumin e Mugello

Nuk do të ketë asnjë hetim dhe asnjë dënim nga FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) karshi Lewis Hamilton, për fanellën që britaniku kishte veshur ditën e diel para dhe gjatë garës së Çmimit të Madh të Toskana në Formula 1 (pista e Mugello).

“Arrestoni policët që vranë Breonna Taylor”, ishte mesazhi i shkruar nga Hamilton në fanellën që mbante të veshur para garës dhe më pas në podium. Një zëdhënës i FIA tha se nuk është hapur asnjë hetim, pas konsultimeve që janë bërë me vetë pilotin dhe Mercedes.

“Unë nuk do ta ndal kurrë betejën time ndaj padrejtësive raciale. Falënderoj të gjithë ata që më mbështesin në këtë betejë. Ne duhet të sfidojmë botën në të gjitha nivelet e padrejtësisë, jo vetëm në ato raciale”, tha Hamilton.

FIA kishte frikë se mos mesazhi i Hamilton kishte karakter politik, ndaj fillimisht mendoi të niste një hetim.

Related posts

Njëri prej “snajperëve” më të frikshëm në Europë, ICARDI shpërblehet për “kryeveprën” e fundit

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ E pabesueshme çfarë paska bërë ky tifoz 100-vjeçar, i marrosur pas Messit (VIDEO)

Delo.autor

TRI JAVË NGA FUNDI I SUPERIORES/ Shkarkohet trajneri për mungesë rezultatesh, 8 ndeshje pa fitore

F.autor

Leave a Comment