Futboll Seria A Sport

Zbulohet skenari për të shkuar te goleadori, Milani ka menduar gjithçka!

Gjithçka është e qartë: për të fituar një ndeshje duhet të shënosh gola dhe te Milani këtë sezon kanë vuajtur në këtë aspekt. Cutrone dhe Bonaventura janë dy shënuesit më të mirë të skuadrës në kampionat me nga 7 gola, ndërkohë që Suso ka shënuar një gol më pak. Por duhet një që të garantojë 15-20 gola në sezon dhe Gattuso e kërkon me ngulm t’ia sjellin këtë verë “njeriun gol” në skuadrën e tij.

Në fakt këto ditë është folur shumë, janë lakuar emra të ndryshe, Belotti-i është veshur kuqezi me fjalë dhe normalisht duhet pritur për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Është një periudhe ku do të shkruhet shumë dhe lajme të tilla do të jenë të shumta. Nga Italia skenari i fundit që vjen është ai i transferimit të boshnjakut Edin Dzeko. E thotë “Tuttosport”, që tregon edhe se si kuqezinjtë mund të shkojnë te sulmuesi i Romës.

Dzeko luan prej tre sezonesh me verdhekuqtë dhe sezoni i parë nuk ishte më i miri për të, pasi shënoi vetëm tetë gola në Serie A. Në sezonin e dytë shpërtheu, duke shkuar te goli 29 herë, kurse sivjet është autor i 16 rrjetave të tundura në 33 takime që ka luajtur në kampionat. Ai ka një kontratë deri në qershor të vitit 2020, ndaj kuqezinjtë duhet të paguajnë për të. Financat besohet të mos jenë problem, pasi Silva e Kalinic me shumë gjasa do të shiten.

Por ka edhe një “hile”, ose më saktë një “çelës” për të shkuar te Dzeko, por që varet nga Villareali. Por pse nga spanjollët? Sikurse dihet, Carlos Bacca është i huazuar te “nëndetësja” dhe në kontratë ka një klauzolë për blerjen e tij për shumën e 15.5 milionë eurove. Nëse ata vendosin ta aktivizojnë klauzolën, atëherë skenari për ta përfshirë kolumbianin për të arritur te Dzeko bie. Bacca është një lojtar që Monchi, drejtori sportiv i Romës, e pat marrë te Sevilla, ku edhe sulmuesi pat shkëlqyer dhe Milani më pas pagoi për të 30 milionë euro. Drejtori i verdhekuqve e njeh mirë sulmuesin dhe e pëlqen, ndaj ideja për një shkëmbin Bacca-Dzeko ka lindur dhe është një opsion real që mund të konkretizohet.

Related posts

LARGIMI I DAJËS NGA PARTIZANI/ Klubi në lëvizje për zëvendësuesin, ja kush do i drejtojë tani “demat”…

Delo.autor

Milan inetersohet për mesfushorin brazilian

Sadik.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Sampdoria-Milan. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment