Futboll Sport

Peruja pa kapitenin në Botëror, homologët e Guerreros kërkojnë t’i hiqet dënimi

CAS, gjykata e arbitrazhit sportiv, vendosi pak ditë më parë që për kapitenin e Perusë, Paolo Guerrero, të lihet në fuqi vendimi me pezullim 14 muaj nga çdo aktivitet futbollistik.

 

Ai e mori këtë masë si pasojë e përdorimit të dopingut dhe si rrjedhojë nuk do të ketë mundësinë të luajë në Botëror. Menjëherë kanë ardhur edhe reagimet, me tifozët të cilët nisën të shkruanin peticione dhe të bënin thirrje në mënyrë që kapiteni Guerrero të falet.

 

Së fundmi, kësaj nisme i janë bashkuar kapitenë të ndryshëm nga skuadrat që do të marrin pjesë në Kupën e botës dhe pritet që ky numër të rritet ende.

Hugo Lloris i Francës, Simon Kjaer i Danimarkës dhe Mile Jedinak i Australisë, kanë nënshkruar një peticion ku kërkohet falja e kapitenit dhe t’i jepet e drejta për të qenë pjesë e skuadrës së tij në Botërorin e Rusisë, peticion i cili është nisur në drejtim të zyrave të FIFA-s.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Koeficientët bëjnë rrëmujë klubet, shorti rrezikon grupe kaotikë

Isa.Autor

“NE DO TË LUAJMË PËR CHRISTIAN”/ Ishte engjëlli i tij mbrojtës, kapiteni Kjaer prek me mesazhin për Eriksen

Delo.autor

Fati i keq e përndjek, Andrea Conti mbyll sezonin para kohe

Sadik.Autor

Leave a Comment