Futboll Premier League Sport

“KA VETËM NJË MËNYRË PËR TA MUNDUR MANCHESTER CITY-N”/ Mourinho: Pep? S’do ta harroj kurrë atë që ka bërë…

Mourinho kundër Guardiola-s.

Një sfidë që do të shkruajë një kapitull të ri pas një ndeshje për t’u harruar nga Special One në Kupën e Anglisë kundër Everton-it të Ancelotti-t.

Dhe City nuk është kundërshtari më i mirë për një skuadër që kërkon të kthehet te fitorja pas një humbje zhgënjyese. Megjithatë, portugezi ka arritur të fitojë ndaj rivalit të tij në fazën e parë.

“Ka vetëm një mënyrë të vetme për t’i mundur. Duke mos gabuar asgjë. Mjafton një gabim dhe jemi të mbaruar”, ka thënë Mou për Fotball London.

Për sfidën e radhës me Fuardiola-n: “Nuk është e lehtë të jemi miq, takohemi shumë pak, por mbaj mend me kënaqësi tre vitet kur kemi punuar bashkë, duke festuar disa tituj”, ka shtuar Mourinho.

“Nuk kam asnjë mëri ndaj Pep, unë jam pjesë e brezit që gjërat që ndodhin në fushë, mbeten aty. Jashtë jemi respektuar gjithmonë shumë. Nuk do ta harroj kurrë kur vdiq babai im dhe ai më ka telefonuar”.

“Dhe, fatkeqësisht, unë ia kam kthyer nderin kur ai ka humbur mamanë. Ka gjëra që publiku nuk i di, sepse as unë dhe as ai nuk e kemi të nevojshme t’i ndajmë me botën”.

Related posts

GOLI I ANULUAR QË TËRBOI MILANISTËT/ Ish-gjyqtari i njohur: Kam dyshime, Handanoviç e sheh topin

F.autor

PO BËHET VIRALE/ Bukuroshja seksi i kërkon autograf Ronaldinho-s te pjesa e gjoksit, shikoni çfarë bën braziliani (VIDEO)

Delo.autor

KLIMË POZITIVE TEK TEUTA/ Paguan pijen energjike kush humb në tenis, ja pikantet nga stërvitja…

Delo.autor

Leave a Comment