Futboll Sport

Kampioni “serial” i Gjermanisë kërkon të jetë lider në Botëror

Mesfushori i Gjermanisë, Toni Kroos, shpreson që të jetë protagonisti kryesor për vendin e tij në Kupën e Botës, pasi e sheh veten se është gati për rolin e udhëheqësit të skuadrës. 28-vjeçari realizoi një tjetër sezon mjaft të mirë me Real Madrid, që mund të kurorëzohet me trofeun e Champions League të shtunën, i treti për të në Spanjë dhe i katërti në total.

Që në Botërorin e kaluar Kroos ishte ndër më të mirët për Gjermaninë, por këtë herë roli i tij mund të jetë shumë më vendimtar. Në skuadër nuk janë më legjendat Bastian Schweinsteiger dhe Philipp Lahm, ndërsa portieri Manuel Neuer është i dëmtuar dhe sulmuesi Thomas Muller nuk ka qenë në formën e tij më të mirë.

Prandaj, më shumë se kurdoherë tjetër, Gjermania ka nevojë që Kroos të luajë në kombëtare ashtu siç bën te Real Madrid, ku çdo ndeshje ka një saktësi pasimi nga 80 deri në 95% dhe gabimet janë aq të rralla saqë i fundit i rëndë që mbahet mend, është ai pasimi me kokë mbrapa në finalen e vitit 2014 që për pak sa i dhuroi Argjentinës një gol.

Sot, autoriteti i Kroos në fushë nuk vihet kurrë në dyshim, sidomos te Gjermania ku ka zhvilluar 82 ndeshje duke realizuar 12 gola. Forma e tij është zakonisht një barometër për paraqitjen e gjithë skuadrës gjermane. Në një prononcim për Reuters, Kroos këmbëngul se Gjermania duhet të ndryshojë, sidomos pasi ndeshja e fundit me një skuadër të madhe, një miqësore me Brazilin në mars, përfundoi me humbje 1-0.

“Në atë takim u pa q nuk jemi aq të mirë sa na thonë gjithmonë ose sa mendojmë ne se jemi. Duhet të përmirësohemi në shumë drejtime”, thotë Kroos. Pavarësisht fjalëve të tij, Gjermania mbetet një prej pretendenteve kryesore për turneun dhe Kroos mund të vërë duart në një tjetër Kupë Botë, këtë herë në rolin e protagonistit.

Related posts

Nis ndeshja në Shkodër, Vllaznia përballë Flamurtarit me detyrim fitoren

Q.Autor

VAZHDON ÇËSHTJA “MILIK”/ Ylli i Napolit bën postimin epik duke ironizuar klubin e kaltër (FOTO)

Delo.autor

“JAM SI GJIRAFË”/ “Gardiani” Courtois: Sergio Ramos e kam urryer, nuk mendoj kurrë për…

Delo.autor

Leave a Comment