Futboll Seria A Sport

NISJA MË E KEQE NË HISTORI/ Zidane nuk heq dorë: Nuk largohem nga Real Madrid

Pas humbjes 2-0 në Ukrainë përballë Shakhtar Donetsk, Reali i Madridit ka komplikuar ecurinë në Ligën e Kampionëve, ndërsa pankina e Zinedine Zidane është lëkundur sërish, por vetë francezi deklaroi se as që e çon nëpër mend dorëheqjen.

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, Zidane pranoi vështirësitë që po kalon skuadra, kryesisht në aspektin e rezultateve, por theksoi se është i bindur të vijojë përpara dhe të rikthejë normalitetin në ekip.

“Nuk e kam menduar dorëheqjen. Kemi pasur momente të komplikuara dhe një situatë vërtetë të keqe në aspektin e rezultateve, megjithatë duhet të shohim përpara. E dinim që sot do të ishte një finale dhe e kishim përgatitur mirë. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por nuk arritëm të shënojmë, megjithatë kemi edhe një ndeshje dhe duhet ta fitojmë patjetër”, u shpreh Zidane.

Related posts

Iniesta e pranon: Treguam cilësi, ndaj Marokut arritëm objektivin

Sadik.Autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Tottenham “trullos” Chelsean dhe kalon në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Qaka u tremb keq, njëshi i CSM Poli Iasi jep lajmin e madh

Sadik.Autor

Leave a Comment