Boks Sport

Khabib-McGregor në shtator, palët bisedime për eventin e madh

Një përballje mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov duket e pashmangshme, ndaj palët duket se kanë rënë dakord që të duelojnë për titullin kampion bote të peshës së lehtë në shtator të këtij viti. Pasi rusi mori titullon kampion të kësaj peshe, që deri në eventin e UFC-223  mbahej nga irlandezi, tashmë ka ardhur koha që dy kampionët e arteve marciale mikse të duelojnë mes tyre për të treguar se kush është më i miri.

Orët e fundit është përfolur se palët kanë arritur një marrëveshje për t’u përballur mes tyre këtë vit. “Khabib ndaj McGregor në shtator  të këtij viti duket çështje e mbyllur. Unë nuk jam një njeri brenda UFC-së, por duket se gjithçka është kopsitur mirë nga Dana White”, u shpreh Brendan Schaub, ish-sportist i peshave të rënda në artet marciale mikse. “Unë shpresoj që kjo të jetë e vërtetë, pasi është një duel që e duan të gjithë”, tha Schaub.

Kjo përballje mund të bëhet realitet në shtator, ku për herë të parë në Moskë do të zhvillohet një event i UFC-së dhe Khabib Nurmagomedov mund të mbrojë titullin kampion para fansave të tij. Dhe këtë gjë mund ta zhvillojë ndaj Conor McGregor, një ikone të arteve marciale mikse, që kërkon të rimarrë titullin kampion. Irlandezi nuk duelon në kafaz prej një viti e gjysmë, por McGregor ka preferuar gjithnjë një skenë të madhe si Las vegasin për të dueluar.

Related posts

SFIDA NDAJ ARSENAL/ Dy titullarët e rëndësishëm të Klopp në dyshim për ndeshjen

Delo.autor

“Bomba” e ditës: Sulmuesi i madh pranon transferimin te Milani

Isa.Autor

LIVE/ Nis sfida eliminatore mes Anglisë dhe Bullgarisë

Delo.autor

Leave a Comment