Futboll Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Agjenti zbulon të ardhmen e mesfushorit spanjoll tek…

Dani Olmo është një nga emrat më të kërkuar në këtë merkato, për të cilin interesohen skuadrat më të mëdha të Evropës.

Për të ardhmen e 21-vjeçarit, ka folur agjenti i tij i cili iu ka mbyllur derën disa klubeve. Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, agjenti i spanjollit është shprehur: “Ekipi i ri i mesfushorit do të luajë në Ligën e Kampionëve, dhe nuk është nga La Liga”.

Me këtë deklaratë ai i mbyll derën disa prej ekipeve si Milani, Mançester Junajtid dhe Atletiko Madrid, të cilët interesohen për lojtarin. Tre skuadrat që janë në garë për shërbimet e talentit,  pas kësaj deklarate janë Totenhemi, Liverpuli dhe Bajern Mynihu.Caravajal_Daniel_Olmo_dinamo

Pas paraqitjeve të shkëlqyera në Europianin U21 me Spanjën, tani Olmo, që momentalisht luan te Dinamo Zagreb, do të transferohet tek një skuadër e madhe.

Related posts

“NUK KA QENË E DREJTË TË MERREJ ERIKSEN NË JANAR”/ Vieri kritikon Inter: Ka gabuar dhe të marrë përgjegjësi

Delo.autor

GABIGOL PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN E BRAZILIT/ Flet presidenti i Flamengos: Gjithçka është në dorën e tij…

Delo.autor

Pogba ka kontratën me Barçën në xhep, i lutet United ta lërë të lirë

Sadik.Autor

Leave a Comment