Futboll Sport

Kapiteni i Perusë del nga burgu vetëm për Botërorin

Çështja e tij ka zemëruar një komb të tërë, por duket se Paolo Guerrero do të luajë për Perunë gjatë Kupës së Botës në Rusi. Ai ishte i dënuar me 14 muaj nga CAS-i për shkak se iu kap me doping. Kështu që lojtari më i mirë i Perusë do të udhëtojë drejt Rusisë me shokët e tij të skuadrës.

Gjykata Supreme Federale Zvicrës e mori vendimin të mërkurën. Kjo do të thotë se çështja e tij qëndron e hapur, por që ai do të vijojë që të jetë pjesë e turneut në Korrik. Guerrero falënderoi të gjithë ata që e kishin mbështetur çështjen e tij dhe që besuan se atij i ishte hequr liria në mënyrë të padrejtë, ndërsa së fundmi ka marrë drejtësi të pjesshme.

“Shokët më dhanë forcën e duhur për të kaluar këtë moment të vështirë, por kjo nuk më surprizon mua, sepse kjo është sjellja e një familjeje, ashtu siç ne jemi”, vijoi kapiteni i Perusë. “Mirënjohje të përjetshme për kombin tim, për miliona mbështetës që më janë bashkuar në mënyra të ndryshme, me një emërues të përbashkët: dashurinë e madh”.

“Ju ftoj të jemi të bashkuar… të bashkuar si peruan ne mund të fitojmë diçka që duket e pamundur”, vijoi Guerrero duke i vendosur epiteti “Luftëtarë” shokëve të skuadrës dhe duke hequr stresin që e kishte kapur gjatë javëve të shkuara.

“Beteja ime do të vijojë dhe do të ndiqet nga avokatët e mi, të cilët i falënderoj” tha 34 vjeçari. Premtoj se do të jap më të mirën time për të pasur një histori të madhe me shtetin tim. Nuk njohim limite. Nuk ka ëndrra të pamundura, kur të gjithë peruanët bashkohen me ne, çdo gjë është e mundur”.

Related posts

As ETO’O dhe as RONALDINHO/ GUARDIOLA zbulon largimin që i ka mbetur peng

Isa.Autor

LAMTUMIRË FUTBOLL/ Ish-kampioni i Botës i jep fund karrierës së suksesshme

Isa.Autor

KONFLIKT BRENDA KLUBIT/ Sherr në qendrën stërvitore, ylli i Premier League arrestohet nga policia

Delo.autor

Leave a Comment