Futboll Sport

DALIN PAMJET/ Momenti i tmerrshëm kur rrëzohet basketbollisti, në gjendje të rëndë…

Basketbolli amerikan është tronditur nga rënia në parket e basketbollistit të kolegjit Keinto Xhonson në ndeshjen e së dielës në Konferencën e Lindjes me ekipin e tij Florida “Gators”.

Në një moment të ndeshjes, lojtari bie direkt në parket në mënyrë të frikshme.

Lojtarët janë tronditur ndërsa stafi mjekësor i skuadrës është futur menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë. Lojtari është transportuar më pas në spital.

Sipas njoftimit të fundit, gjendja e tij shëndetësore është kritike, por në monitorim të vazhdueshëm.

Xhonson ka kaluar COVID-19 në verë dhe dyshohet se virusi mund t’i ketë infektuar muskulin e miokardit të zemrës, ç’ka mund të ketë shkaktuar parainfarkt.

Related posts

“NUK BËJ PREMTIME”/ Asllani flet për të ardhmen e tij tek Inter

F.autor

LOJËRAT OLIMPIKE/ Abakarov eliminohet në çerekfinale

F.autor

Xhiro: Froome tregon forcën, fiton maloren më të vështirë të Europës

Sadik.Autor

Leave a Comment