Boks Sport

Merr fund dilema/ “Revanshi Alvarez-Golovkin do të zhvillohet në shtator”

Meksikani Saul “Canelo” Alvarez ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me WADA për t’iu nënshtruar vullnetarisht kontrolleve të antidopingut, pas skandalit që plasi në shkurt të këtij viti, kur doli pozitiv me clebunterol. Kjo i prishi punë Canelo, që u pezullua 6 muaj dhe humbi revanshin me kazakun Gennady Golovkin, që duhej të ishte zhvilluar më 5 maj. Por për menaxherin Oscar De La Hoya, asgjë nuk është e mbyllur për sa i përket revanshit, pasi gjithçka është e mundur të realizohet shumë shpejt, madje në shtator të këtij viti, kur dhe përfundon pezullimi i meksikanit.

“Jam 75% i bindur se revanshi Canelo-Golovkin do të zhvillohet në shtator të këtij viti, pasi të dy boksierët e dëshirojnë këtë gjë. Çdo gjë bëhet edhe në bazë të taktikave që përdorin të dyja kampet për të gjetur një marëveshje. Por jam i bindur se do ta zhvillojmë këtë ndeshje të dytë boksi dhe aktualisht jam i kënaqur që procesi i bisedimeve po ecën mirë”, u shpreh për mediat Oscar De La Hoya, që është menaxheri i boksierit meksikan Canelo Alvarez. Përballja e parë mes dy boksierëve zhvilluar në shtatorin e 2017-ës u mbyll në barazim, ndaj dhe pritet të zhvillohet një sfidë e dytë.

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ “Djalli” fiton derbin me INTERIN: Marotta do të shkojë te MILANI

Isa.Autor

ËSHTË RINGJALLUR TEK MARSEILLE/ Sulmuesi Under: Largimi nga Roma, vendimi më i mirë i karrierës

Delo.autor

Man City gati për blerjen e shekullit/ Ofrojnë 225 milionë euro për “FERRARIN”

Isa.Autor

Leave a Comment