Sport Të tjera

LeBron: Jam si vera, sa më shumë plakem aq më i mirë bëhem

LeBron James ka lënë sërish gjurmë me paraqitjen e tij në parket këtë sezon të NBA-së, duke kualifikuar skuadrën e Cleveland Cavaliers në finalet për titullin kampion. Kjo është hera e 9-të që “mbreti James” del në finalet e play off-it, e teta radhazi, një basketbollist që bëhet nga sezoni në sezon më i mirë, më i fortë dhe lider i padiskutueshëm. “Jam si vera, që me kalimin e kohës bëhet më e mirë. Ashtu edhe unë, me kalimin e viteve jam më i pjekur, kam më shumë përvojë dhe menaxhoj më mirë aftësitë e mia”, tha LeBron James për mediat.

LeBron realizoi 35 pikë në finalen e shtatë të play off-it në Lindje ndaj Boston, duke i dhënë titullin kampion në këtë Konferencë skuadrës së Cleveland. “Unë nuk jam i vetëm. Kur isha 9 vjeç mësova se basketbolli është një sport i skuadrës dhe se pa një skuadër që të ndjek e mbështet nuk fiton dot. Nuk më pëlqen kur kritikojnë skuadrën, pasi të gjithë janë të jashtëzakonshëm”, thotë James.

Askush nuk mendonte se do të arrinim deri këtu, por ia dolëm mbanë. Ky sezon ka qenë sa 6 sezone bashkë. Tani nis edhe xhiro e fundit, ajo për titullin. Kemi edhe në shanset tona për ta fituar titullin, pavarësisht se kë ekip do të ikemi përballë (Golden State apo Houston). Unë jam gati për sfidën finale”, tha LeBron James për mediat.

Related posts

Belen shfryn ndaj komentuesve: Oh nëna ime çfarë njerëzish, na keni çarë b*thën…(FOTO)

Isa.Autor

RAKITIC I MËNJANUAR/ Gruaja e mesfushorit ‘shpërthen’ kundër Barcelonës

F.autor

Flamurtari-Kukësi/ Luhet një ndeshje “TITULLI”, në Vlorë tregohen “muskujt” e ekipeve

Isa.Autor

Leave a Comment