Basketball Sport

LeBron James: Nuk jam egoist, këtë sezon e meritoj trofeun MVP

LeBron James i vetëm ka mbajtur në lojë për titullin kampion në NBA skuadrën e Cleveland, duke qenë vendimtar me lojërat e tij. Pavarësisht se Cavaliers e humbën finalen e parë të play off-it ndaj Boston, ylli i skuadrës shprehet se nuk është aspak i shqetësuar për situatën, pasi janë ende edhe 6 takime të tjera në dispozicion. Cleveland është kampion në Konferencën e Lindjes, titull që James synon ta mbrojë dhe më pas të kualifikohet për në finalen e madhe. LeBron ka një objektiv, të fitojë trofeun MVP të sezonit të rregullt.

“Këtë sezon do të votoja për veten time, për punën e madhe që kam bërë, për mënyrën se si e kam bërë atë. Për gjithçka kam bërë për skuadrën përgjatë gjithë këtij sezoni të vështirë dhe për mënyrën se sip o e mbaj ekipin ende në garë për titullin. Nuk e teproj aspak kur them se do të votoja pa hezitim për veten time”, u shpreh për mediat LeBron James, që këtë sezon ka një mesatare prej 27.4 pikësh, 9.1 asist dhe 8.6 rebaund për ndeshje, shifra që flasin për sezonin fantastik që ka zhvilluar në NBA me Cavaliers.

Related posts

NUDO DHE MAHNITËSE/ Çfarë ka humbur Lingard! A mund të tradhtohet Jena…(FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Brugge. Rezultati 1-2

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Dështon objektivi i transferës së Interit, rinovon me “Djajtë e Kuq” mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment