Futboll Sport

15-vjetori i “TKZ”/ Presidenti Ilir Meta takim special në ambientet e presidencës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pati një takim ditën e sotme, me “Tifozat Kuq e Zi” që kreu i shtetit i ka cilësuar si “lojtari i 12”-të i ekipit Kombëtar.

Ky takim u zhvilluar më rastin e 15-vjetorit të themelimit të këtij tifo-grupi. Meta i priti tifozët në ambientet e presidencës ku i falenderoi për kontributin dhe i inkurajoi për të qenë gjithmonë pranë Kombëtares.

Kujtojmë që “Tifozat Kuq e Zi” u kthyen në shkallët e stadiumit në sfidën ndaj Izraelit, pas një mungese të gjatë.

NJOFTIMI NË FACEBOOK:

“Tifozat Kuq e Zi” janë frymëzimi i Kombëtares tonë dhe padyshim “lojtari i 12” i saj. Me dashurinë e jashtëzakonshme për kombin, energjinë e pashtershme dhe qytetarinë e tyre, “Tifozat Kuq e Zi” e kanë lartësuar më së miri flamurin shqiptar në arenat sportive. Motivim i jashtëzakonshëm për yjet e Kombëtares sonë dhe adrenalinë e paparë për zemrën e çdo shqiptari që rreh për ngjyrat kuq e zi. Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të këtij tifo-grupi, pata sot kënaqësinë të zhvilloja një takim të përzemërt me një përfaqësi të tyre, të cilët i falenderova për kontributin dhe i inkurajova të jenë përherë pranë Kombëtares në sfidat e rradhës.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Igli Tare interesohet për ish-sulmuesin e Teutës

Delo.autor

NUK MJAFTON RONALDO/ Ja kush janë ekipet që kanë fanellat më të shtrenjta në Serie A

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Ventspils-Teuta. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment