Futboll La Liga Sport

Leo Messi, klasiku historik i “El Clasico”

Leo Messi e zgjeron rekordin e tij si golashënuesi më i mirë historik i klasikeve spanjolle. Në ndeshjen e fazës së dytë të La Liga-s, Barcelona-Real Madrid, ylli argjentinas ka shënuar një gol të ri, atë të rezultatit 2-1, që më pas ndryshoi dhe u “vulos” në shifrat 2-2. Në fazën e parë, ai arriti kuotën e 25 golave, pasi shënoi nga pika e penalltisë golin e dytë të fitores 0-3, në “Bernabeu”.

Mbrëmë u ngjit në shifrën e 26 golave. Argjentinasi ka shënuar gjithsej 15 gola në “Santiago Bernabeu” dhe 11 gola në “Camp Nou”, kundër “madridistëve”. Në aspektin e kompeticionit, golat e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” janë të ndarë në këtë mënyrë: 18 gola në La Liga, 2 gola në Ligën e Kampionëve dhe 6 në Superkupën Spanjolle. Përveç kësaj, 22 gola janë shënuar me këmbën e majtë nga “10” e Barçës, ndërsa 4 gola të tjerë me të djathtën.

Messi e ka arritur këtë kuotë golash në gjithsej 37 klasike të luajtura deri më tani. Goli i tij i parë kundër Real Madridit u shënua në “Camp Nou”, në sezonin 2006-2007, si pjesë e një “hat-trick”, në barazimin 3-3. Përveç kësaj, ky gol i ri i Messit e dërgon në 44, numrin e golave të tij në këtë sezon (33 gola në kampionat, 6 gola në Champions, 4 gola në Kupën e Mbretit dhe 1 gol në Superkupë), me një total prej 551 golash si profesionist.

Ndeshja e së dielës mbrëma, Barcelona-Real Madrid 2-2, e kishte brenda edhe sfidën mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, teksa të dy luftojnë për të qenë shënuesit më të mirë në historinë e kësaj përballjeje. Të dy shënuan nga një gol në “Camp Nou”, por argjentinasi vijon të ketë 8 gola më shumë e ylli i “Los Blancos”, për momentin.

Kujtojmë se Alfredo Di Stefano, César Rodríguez dhe Ferenc Puskas janë disa nga lojtarët klasikë historikë të ”El Classico”, në këtë drejtim. CR7 është barazuar në gola me Di Stefano, si golashënuesi i dytë më i lartë. Portugezi ka shënuar 18 gola ndaj Barçës në 29 ndeshje: 9 gola në La Liga, 5 gola në Kupën e Mbretit dhe 4 gola në Superkupën Spanjolle.

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e klasikeve spanjolle, me 26 gola. Ai i tejkalon të tjerët, por Cristiano Ronaldo nuk heq dorë dhe, pavarësisht se ka shumë gola më pak se “Pleshti”, dëshiron të vazhdojë të shënojë për ta rrëzuar atë.

Debutimi i Ronaldos në “El Clasico” erdhi më vonë, për shkak se ai arriti te Real Madridi në vitin 2009. Portugezit iu desh njëfarë kohe për t’i shënuar gol Víctor Valdes. Për herë të parë, kjo ndodhi më 16 prill 2011, në përplasjen e La Liga-s, në “Bernabeu”.

Golashënuesit më të mirë të El Clasico”

Pozicioni Futbollisti Klubi Nacionaliteti Gola
1 Messi Barcelona Argjentina 26
2 Cristiano Ronaldo Real Madrid Portugali 18
=2 Di Stéfano Real Madrid Argjentina 18
4 Raúl Real Madrid Spanja 15
5 César Rodríguez Barcelona Spanja 14
=5 Gento Real Madrid Spanja 14
=5 Puskás Real Madrid Hungria 14
8 Santillana Real Madrid Spanja 12
9 Hugo Sánchez Real Madrid Meksika 10
=9 Juanito Real Madrid Spanja 10
=9 Samitier Barcelona/ Real Madrid Spanja 10
12 Benzema Real Madrid Franca 9

Related posts

NGA BENATIA TEK SUAREZ/ Njihuni me 5 lojtarët “HARRAQ” që lanë pasaportat dhe u nisën…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Theo Hernandez arrinë marrëveshjen me Milan, ja përfitimet

Delo.autor

ANKTH TEK TIRANA DHE BYLIS/ Ja kur merret vendimi për ndeshjen e Kupës në Ballsh

Delo.autor

Leave a Comment