Futboll La Liga Sport

Bartomeu: Po, u takova me agjentin e Griezmann në tetor…

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ​​ka kaluar nëpër studiot e RAC1, për t’u intervistuar në programin “El Món”. Kreu i klubit katalanas të futbollit ka pranuar se është takuar me agjentin e Antoine Griezmann (27 vjeç), sulmuesit të Atlético Madrid. Edhe prindërit e francezit ishin, gjithashtu, në takim.

“Samiti” është zhvilluar në një restorant në Barcelonë. I pyetur në rastin e parë, nëse i intereson francezi i Atletico Madridit, Bartomeu ka zgjedhur të thotë “Pasapalabra” (“Pasapalabra” është një shfaqje televizive spanjolle, e përshtatur nga formati britanik “The Alphabet Game”).

Por, menjëherë, për pyetjen e drejtpërdrejtë të Jordi Bastit, nëse ai ishte takuar me agjentin e tij, presidenti i Barcelonës pranoi se këtë e ka bërë, duke shtuar: “Kjo ishte në muajin tetor”. “Mundo Deportivo” shpjegoi më 17 dhjetor, se Bartomeu e kishte takuar familjen e Griezmann, duke përfshirë motrën e tij dhe agjentin, në një restorant në Barcelonë, për të hetuar mundësitë e nënshkrimit me sulmuesin francez.

Rreth sekretarit teknik, Robert Fernandez, i cili ka një kontratë deri më 30 qershor, presidenti Bartomeu komentoi se “vazhdimësia e tij do të varet nga vlerësimi i bërë nga menaxheri i përgjithshëm sportiv, Pep Segura”.

Related posts

ZYRTARE/ UEFA vendos ku luhen ndeshjet e kthimit të Championsit!

Delo.autor

SHTANGEN “KATALANASIT”/ Sulmuesi Gomez MPOSHT Ter Stegen me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Dominim absolut, “Ballshiotët” mposhtin Laçin në ndeshjen e parë

Delo.autor

Leave a Comment