Bundesliga Futboll Sport

Lewandowski e tepron sërish, veprimi i tij çmend bavarezët

Konfrontimi me Mats Hummels – Një vit më parë kishte një situatë të ngjashme kur Lewandowski akuzoi shokët e tij se nuk e ndihmuan atë të fitonte Këpucën e Artë në Bundesliga. Fitues u shpall Pierre-Emerick Aubameyang i Borussia Dortmund, me 31 gola, polaku shënoi 30. Një muaj më parë Lewandowski pati një konfrontim me Mats Hummels në një seancë stërvitore. Mbrojtësi e akuzoi atë për mungesë angazhimi me polakun, që po lidhte lidhëset e këpucëve në mes të një loje brenda grupit. Një legjendë e klubit si Paul Breitner tha: “Ai beson se ai është aq i mirë sa Cristiano Ronaldo, por kurrë nuk e ka treguar këtë, tifozët e Bayern nuk e pëlqejnë atë”. Për të gjithë është e qartë se, edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2010, Lewandowski dëshiron të largohet këtë verë dhe Real Madridi e pret krahëhapur.

Related posts

“JAM GATI”/ Xherdan Shaqiri mesazh trajnerit të tij, Jurgen Klop pas golit në derby

Delo.autor

Nis sfida në Shkodër. Vllaznia për mbijetesën, Luftëtari për kupat e Europës

Sadik.Autor

VIDEO/ Bayern në kolaps, Hoffenheim dyfishon shifrat me një supergol

Q.Autor

Leave a Comment