Sport Të tjera

Liga e Europës, Kroacia mposht 3-0 Shqipërinë, ndërlikohen pozitat e kuqezinjve

Kombëtarja e meshkujve në volejboll është mundur 3-0 nga Kroacia në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Ligës Europiane, humbja e dytë e kuqezinjve të trajnerit Jani Melka në tri takime të luajtura (ka humbur edhe në Bjellorusi e fituar në Hungari). Një lojë me hope e kombëtares shqiptare, që e nisi jo mirë ndeshjen, por e rriti ndjeshëm nivelin me kalimin e kohës. Seti i dytë dhe i tretë, me pak kujdes edhe mund të ishin fituar, duke qenë se ishin të hapura deri në fund.

Ndoshta lodhja e tri takimeve jashtë fushe dhe disa gabime të evitueshme në momentet vendimtare, ashtu si në sfidën e parë të humbur në Bjellorusi, ndikuan në këtë humbje, që ndërlikon disi pozitat e Shqipërisë. Gjithsesi, kuqezinjtë kanë mundësi të rikuperojnë gjithçka në tri sfidat e mbetura, duke parë nivelin e treguar deri më tani dhe faktin se ato do t’i luajë në Tiranë, duke nisur nga përbnallja e radhës, ndaj bjallorusëve.

Seti i parë është tërësisht në fabor të ekipit kroat, që luan mirë dhe shpejt, duke u shkëputur që në pikët e para. Kuqezinjtë bëjnë shumë gabime dhe nuk arrijnë të rivalizojnë, ndaj vendasit fitojnë 25-15. Loja bëhet shumë e bukur në setin e dytë, ku herë udhëheq Kroacia e herë Shqipëria, duke e bërë lojën mjaft tërheqëse. Barazimi 22-22 lë të hapur shpresat për fitore për kuqezinjtë, por vendasit janë më të saktë në pikët e fundit dhe fitojnë 25-23.

Gjithsesi, kuqezinjtë nuk dorëzohen dhe i bëjnë një start të mirë lojës në setin e tretë, duke qenë vazhdimisht në epërsi. Por shpejt vendasit rikuperojnë dhe barazojnë shifrat në 13-13. rezultati është i ekuilibruar deri në fund, por disa gabime dënojnë kuqezinjtë, që humbasin 25-21 dhe krejt ndeshjen 3-0. Kroacia korr fitoren e tretë dhe kryeson Grupin B me pikë të plota.

Kroaci – Shqipëri, 3-0 (25-15, 25-23, 25-21)

KROACIA: Zhukouski, Dirlic, Galic, Giljanovic, Sadlacek, Dukic, Sestan, Visic, Peterlin, Pervan, Andric, Mihaj, Peric, Smiljanic. Trajner: Ivan Rancic

SHQIPËRIA: Kola, Gjoklaj, Koçi, Arapi, Husaj, Malaj, Qepa, Kula, A.Qafarena, Çullhaj, Baruti, Gaxiri, Bërdufi, Deliu. Trajner: Jani Melka

Gjyqtarë: Aleksandar Petrovic (Serbi), Tajana Kramar (Kroaci)

Related posts

MAN UNITED “MBRON” INVESTIMIN/ Rinovon kontratën e sulmuesit francez për…

Isa.Autor

DEKLARATA E “ÇMENDUR”/ Ish-talenti i Barcelonës: Luaj me klubin më të mirë në botë…

Delo.autor

KOMBËTARJA MERR LAJMIN E MIRË/ Veseli fiton betejën me COVID-19 dhe është gati, Gjasula ende pezull

Delo.autor

Leave a Comment