Futboll Premier League Sport

PASI LA YLLIN PUSHIM NË FITOREN ME CARDIFF/ Guardiola: Ata të dy janë një bonus për skuadrën, jemi në…

Pasi e la pushim në mesjavë në fitoren 2-0 ndaj Cardiff, trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas Sergio Aguero mund të jetë titullar në ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup, që Manchester City do të luajnë të shtunën ndaj Brighton. Lojtari duket se ka rikuperuar nga dëmtimi që pësoi një javë më parë, që e detyroi trajnerin ta lërë pushim në Premier League. Bashkë me Aguero do të rikthehet edhe Benjamin Mendy, që pritet gjithashtu të jetë titullar.

“Të gjithë lojtarët mund të më ndihmojnë në këto momente të vështira të sezonit, ku luhet çdo tre ditë. Rikthimi i Mendy dhe rikuperimi i shpejtë i Aguero janë një bonus për skuadrën. Mendy është gati, është stërvitur mirë gjatë 10 ditëve të fundit dhe mund të luajë pa problem. Po ashtu edhe Aguero, që e lashë jashtë për të mos përkeqësuar situatën. Jemi në një moment delikat të sezonit, ku çdo lojtar do të jetë i rëndësishëm”, u shpreh Pep Guardiola.

Related posts

Malcom gati të largohet nga Bordeaux për ekipin e ëndrrave

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Erkand Qerimaj jep lajmin e madh, do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën e Tokios

Delo.autor

TRONDITI JUVENTUSIN NË TORINO/ Interi hedh “grepat” për futbollistin argjentinas

Delo.autor

Leave a Comment