Futboll Premier League Sport

Chelsea “zbras xhepin” për Icardin: 35 milionë euro plus Morata

Pas dështimit të këtij viti ku nuk arriti të kualifikohej dhe në Ligën e Kampioneve, skuadra e Chelsea po mendon për sezonin e ardhshëm ku ka filluar të piketojë përforcimet e reja.

Londinezët pritet ta fillojnë përforcimin e skuadrës nga maja e sulmit, ku emri që po lakohet së fundmi është ai i argjentinasit të Interit, Mauro Icardi.

Chelsea mund të ofrojë Alvaro Moratën, dhe një shumë të lartë prej 35 milionë eurosh në këtë merkato, për të siguruar shërbimet e Icardit.

Kështu shkruajnë nga Spanja, radio Cadena Ser, dhe gazeta italiane Il Mesaggero. Kapiteni i Interit bëri një paraqitje të shkëlqyer këtë sezonin e fundit, por gjithsesi nuk zuri një vend në listën e Argjentinës për në Botërorin e Rusisë.

Nga ana tjetër, për Moratën është përfolur shpesh një rikthim i mundshëm në Itali, por zërat e lidhin me një transferim te Juventusi.

Related posts

PAMJET/ Momente gjatë stërvitjes së Kombëtares, Manajn e ndëshkojnë me… shpulla

Delo.autor

Nis takimi i fazës së 1/8-ave, Uruguai e Portugalia duan çerekfinalen

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Ahmataj: Duhet ta harrojmë këtë ndeshje, pasi…

Delo.autor

Leave a Comment