Futboll Premier League Sport

Lojtarët më të mirë që mund të përfitohen “falas” në Premier League

Pothuajse të gjitha klubet e Premier League, këtë verë mund të humbasin me parametra zero, disa nga yjet e tyre. Natyrisht, nuk bëhet fjalë vetëm për Emre Can, i transferuar tek Juventusi, me zyrtarizimin që pritet të shpallet pas finales së Champions League. Ata që janë tërhequr nga futbolli janë Mertesacker, tashmë trajner tek akadema e Arsenalit dhe Michael Carrick.

Në fundin e muajit qershor mbarojnë kontratat, dhe të paktën tre lojtarë BIG do të mbeten të lirë në treg: bëhet fjalë për Yaya Tourè i larguar nga Manchester City, Jack Wilshere i cili nuk ka rinovuar ende me Arsenalin dhe Marouane Fellaini i cili e ka refuzuar rinovimin me Manchester United. Për dy të parët, interesi më i madh është nga ana e Evertonit, që dëshiron që lojtarët me përvojë të bashkëpunojnë me lojtarët e rinj. Everton këtë verë do të ketë një buxhet afër 100 milionë paund në mënyrë që të sfidojë BIG SIX. Për belgun, kanë shfaqur interes ekipe si West Ham, Crystal Palace dhe Bournemouth. Ndryshe nga Fellaini, ai që pranoi rinovimin është Luke Shaw: mbrojtësi i majtë do luajë edhe për një vit me Manchester United, pavarësisht nga konflikti me Jose Mourinhon.

Ndërkaq, nga ekipi që sapo ka rënë nga kategoria, Stoke do të largohen Glen Johnson (33 vjeç, vetëm 7 ndeshje këtë vit) dhe 32 vjeçari Charlie Adam (11 ndeshje). Më e komplikuar duket të jetë situata e Jesé Rodriguez: pasi i përfundoi huazimi me Stoke, PSG ekipi me të cilin spanjolli ka një kontratë, nuk dëshiron të rinovojë me të: sjellja e tij, madje edhe në mediat sociale, përveç mungesës së profesionalizmit në stërvitje, ka irrituar edhe Stoke dhe klubin francez, dhe për këtë arsye ëshë e vështirë të imagjinohet një e ardhme në Angli. Ka edhe shumë emra të tjerë në këtë listë, midis këtyre ish-lojtarin e City-t, Stephen Ireland (Stoke), Gareth McAuley dhe Gareth Barry (West Brom), Yohan Cabaye (Crystal Palace) dhe Michael Vorm (Tottenham) por edhe Orestis Karnezis dhe Miguel Britos (Ëatford), Arthur Boruc (Bournemouth) dhe Patrice Evra (West Ham).

Related posts

Mega ofertë nga Franca për mbrojtësin Kostas Manolas/ Por nuk është PSG-ja

Sadik.Autor

KËRKOHET NË MBARË EUROPËN/ Ernest Muçin e pëlqen dhe klubi i njohur i Budensligës

Delo.autor

Largohet nga Inter, zgjidhet lojtari i ndeshjes

Q.Autor

Leave a Comment