Futboll Seria A Sport

Luca Marchegiani: Douglas Costan më kujton Salah

Anësori i Brazilit ka pasur një ndikim tek madh në ndeshjet e fundit për Zonjën e Vjetër, kështu që ka ardhur krahasimi i parë më njeriun e 43 golave

Ish portieri i Torinos, Luca Marchegiani e ka krahasuar Douglas Costan në fanellën e Juventusit me Mohamed Salahun e Liverpoolit.

Lojtari i huazuar nga Bayern Munich është duke kaluar në një formë të mirë tek Zonja e Vjetër derisa ata arritën që ta rikthejnë rezultatin këtë vikend duke fituar me rezultat 3-1 kundër Bolognas të shtunën.

“Kam kuptuar se sjellja e Douglas Costas doli të jetë më kruciale se prurjet e tjera”, citohet të këtë thënë Marchegiani për Calciomercato.

“Ai mund të futet në ndeshje dhe ta bëj diferencën edhe kur Juve nuk janë të freskët. Ai është një futbollist që po e bën diferencën me lojën e ti. Ma rikujton pak a shumë Salahun”, tha ai.

Megjithatë, ky krahasim nuk është shumë interesant kur dijet që Salah ka shënuar 31 gola në Premier Ligë, kurse Costa ka shënuar vetëm katër gola nga 29 paraqitje në Serie A. Mirëpo, 27 vjeçari ka prodhuar shumë shanse për skuadrën, duke prodhuar 12 asiste për shokët e tij të skuadrës.

Related posts

FOTOT VIRALE/ Si do të dukeshin yjet e futbollit nëse do ishin mbipeshë

F.autor

Zikaltërit të “çmendur” pas kilianit, marrëveshja mbahet peng nga mesfushori i Interit

Isa.Autor

U kritikua ashpër/ Mesut Ozil thyen heshtjen duke thënë se Gjermania duhet…

Isa.Autor

Leave a Comment